Arrestimi i Gjokës/ Nga biznesmeni i kazinove, te Bistri e Martinaj, GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit! Avokati: S'ka prova as përgjime, SPAK u nxitua

29 Korrik 2023, 08:54| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 15:46

  • Share

Gjashtë të arrestuarit në operacionin e SPAK të quajtur “Metamorfoza” mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë do të qëndrojnë në burg. Gjykata Speciale rikonfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistrin, drejtuesin e prokurorisë së Kukësit Xhevahir Litën, biznesmenin Pëllumb Gjoka, Astmer Bilalin, Ardit Hasanbengën dhe Edmond Prekën. Në burg mbetën edhe Sabjan Troshani e Nehat Fojleta që u arrestuan në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë në 26 banesa, ku ju gjetën armë, maska, shuma monetare etj. 

Avokati i çështjes, Ylli Manjani është prononcuar për mediat pasi GJKKO konfirmoi masën arrest me burg për 6 të arrestuarit në saj të operacionit Metamorfoza dhe për 2 personat e tjerë në flagrancë. Sipas Ylli Manjanit (ish ministër i Drejtësisë), Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete dhe se është nxituar. Ndër të tjera ai është shprehur se Pëllumb Gjoka ka mohuar të ketë lidhje me çështjet si dhe që është pronar i pronave që figuron në media.

“Çkodimi nuk është përgjim. Nuk ka asnjë provë që asnjë klienti im të ketë lidhje me ato. S’është kap asgjë. Të gjitha janë spekulime, Prokuroria ishte qartë, janë indicie dhe persona nën hetim. Janë indicie me letërporosi nga Franca.”- tha Manjani.

Seanca duhet të niste  në orën 8.30 të mengjesit, por avokatët kërkuan dy orë pushim për tu njohur me dosjen. Të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale gjatë vitit 2020 dhe 2021, avokatët kërkonin kohë që të dispononin vendimin e dhënë në mungesë nga GJKKO dhe më pas të bënin mbrojtjen për klientët e tyre. Po SPAK e konsideron dosjen si të mbuluar nga sekreti hetimor duke ju kërkuar avokatëve të mos ta fotografojnë atë dhe as të mos mbajnë shënime prej saj, por ta lexojnë dhe të bëjnë mbrojtjen në gjykatë.

Procedimi penal i Spak është regjistruar me akuzat si “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “armëmbajtje pa leje”, “korrupsion në sistemin e drejtësisë”, “shpërdorim detyre” dhe “nxjerrje të akteve sekrete”.

Sipas hetimeve nga SPAK, Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit, si dhe akuzohet se ka krijuar kushtet dhe ka siguruar mjetet për vrasjen e Kleant Musabelliut, një ngjarje e cila nuk është realizuar. Ai akuzohet edhe për “korrupsion pasiv” dhe se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules dhe Ibrahim Licit.

Edmond Preka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër si dhe për “armëmbajtje pa leje”. Astmer Bilali dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules, Ibrahim Licit  dhe Gent Tafilit

Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekre, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.. Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Dulit dhe Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Behar Bajri, Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

1690541851_spak.JPG

 

Xhevahir Lita, Oltion Bistri, Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbega

 

Ora 13:30
Arrestimi i Pëllumb Gjokës, avokati: Klienti im mohoi të ketë lidhje me akuzat, s’është pronar i atyre që thuhen në media

 

Avokati Ylli Manjani tha se biznesmeni i arrestuar, Pëllumb Gjoka ka thënë se nuk ka lidhje me akuzat ndërsa ka mohuar se është pronar i pronave që thuhen në media.

“Gjithë ky nxitim i shërben futjes në sherr të njerëzve. Unë nuk them dot që me atë që ka deklaruar Pëllumb Gjoka ka mohuar se ka qenë pjesë e këtyre dhe se është pronari i atyre pronave që thuhet në media.”- tha Manjani.

Ora 13:27
Arrestimi i Gjokës/ Avokati: S’ka përgjime e as akuza, janë indice të policisë! SPAK është nxituar që caktoi masë, si gjithmonë

 

Avokati i çështjes, Ylli Manjani është prononcuar për mediat pasi GJKKO konfirmoi masën arrest me burg për 6 të arrestuarit në saj të operacionit Metamorfoza dhe për 2 personat e tjerë në flagrancë. Sipas Ylli Manjanit (ish ministër i Drejtësisë), Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete dhe se është nxituar.

“E para e punës dua t’iu them që s’ka asnjë akuze zyrtare në çastet që flasim. Statusi legal dh procedural i Gjokës është se asnjëri i atyre është i pandehur. Duke mos qenë i pandehur s’ka as akuza. Në kor aty mendojmë që gjithë kjo ka nisur mbi incident policore, nuk janë përgjime. Çkodimi nuk është përgjim. Nuk ka asnjë provë që asnjë klienti im të ketë lidhje me ato. S’është kap asgjë. Të gjitha janë spekulime, Prokuroria ishte qartë, janë indicie dhe persona nën hetim. Janë indicie me letërporosi nga Franca.

Mos merrni njerëzit më qafë, janë të gjitha spekulime. Prokuroria në pikëpamjen time, është treguar premtuare dhe e papjekur sepse ka nxituar me masë. Në vend që të hetonte kërkon prova shtesë për ato që thotë.”- tha Manjani.

Ora 13:21
Arrestimi i Gjokës/ GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit

 

GJKKO ka lënë në burg 6 të arrestuarit gjatë operacionit "Metamofoza" dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.

Ora 09:50
Në Gjykatë për t’u njohur me masën, ndërpritet për 2 orë seanca për Gjokën dhe 5 të arrestuarit e tjerë

1690462526_adad.jpg

Ndërpritet seanca, avokatët kërkojnë dy orë kohë për tu njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes. Dosja përbëhet nga 110 faqe ndërsa gjykata pranoi kërkesën.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/07/2023 00:21

    Z.Manjani,klienti jot po te mos ishte pronar kazinosh,po te mos kishte paguar,ose te ishte paguar mire per vrasje,midis te tjerave,do te kishte perfunduar me nje avokat te rendomte,caktuar nga shteti,jo te merrte avokat si puna jote dhe cfare avokati se?!- Ish-minister e ish politikan i rendesishem! Sa e mban /pazarin/,perse nuk e thua? Vetem politikane,zyrtare te larte,persona super te korruptuar dhe gangstere e trafikante jane ne gjendje te perballojne tarifat e avokateve te nivelit tuaj ne Shqiperi.Dhe keshtu,dashje pa dashje tregojne sa u vlen lekura,pra nga pagesa qe i bejne avokatit.

    Përgjigju
  • Mario: 29/07/2023 17:13

    Ky Manjani ia fut kot si mund te jete pergjim nga Franca indicie do jete cfare do jete tjeter pergjimin e ben prokuroria shqiptare

    Përgjigju
  • black: 29/07/2023 16:51

    Kte Okti bistrin e shiten agjentet qe mbante mbas vete te komisariatit nr 2 qe kan mbushur gjithe tiranen me llafe qe olti eshte pronar i gjithe kazinove dhe basteve ne shqiperi

    Përgjigju
    • Sami: 03/08/2023 17:29

      jo more shok e ke gabim keshtu ndodh kur shet njerzit e tuaj eshte karma e di vet i zoti ku calon gomari

  • Shkodran: 29/07/2023 16:44

    Vrasja e Gjinit nji nga turpet dhe krimet me te flliqura pabesi e paster nga shkodran puro e jo dugagjinas e malcor po Behari dhe Denis Vaso(brajovic) vellai Eugen Vasos keshilltar bashkiak djemte e futbollistit te famshem Millan Vaso arrijn deri ne kte pike te vrasin shokun e tyre Gjinin kunatin e Gjon Gjekes E gjithe kjo e gatuar nga kryeplehra qe sot nuk i dihet fati pasi ja vrane gjithe shoket pisi me I madh E.Martinaj

    Përgjigju
    • Grupi: 29/07/2023 23:38

      Perse kane shoqeri dhe bese vrasesit? Per para vrasin dhe nenen e tyre. Vis Martini mori ate qe kerkonte prej kohesh, po keta qe hane buke dhe te ngulin thiken nga pas Pabesia e kriminelit nuk ka as krahine, as mal as fushe. Thjesht jane kafshe pa ndergjegje, pa ndjenja dhe pa asnje moral. Duhen eleminuar fizikisht jo ne burg sepse burgun e kane teper. Tu behet mesim te ashtequajteres shoqeri mes vrasesve. Vrasesi nuk eshte qenie njerezore.

  • Ylli: 29/07/2023 13:47

    O ylli manjani , pederast ngele qe ne qytet studenti Dhe pedagog te juridiku me perversitete me studente E me ngacmime seksulale bashke me shoket e tuaj Edin etj, ke pase 100 ngacmime e denoncime Ne fund me paftyrsi si gjithmone u gradeove u bere Minister i drejtesise si plere qe je Se kshu ndodh rendomte Njerezit me pa moral e pa karakter ngjitin shkallet lart.. Tashi na qenke kthyer ne avokat te krimit! Po pse del ne tv dhe predikon drejtesi o plere Lezhe.. Turpi veriut je! Uroj ti shkosh afer miqve se ato ska zot ti mbroje Jo ti o vemje..

    Përgjigju
    • Mario: 29/07/2023 17:15

      Avash ti se nuk je ne shtepine tende qe perdor kete fjalor po faj kane keta qe ti botojne baglat qe nxjerr nga goja plere

  • Respekt: 29/07/2023 09:51

    Me duket se ka zot! Sipas gjasave do tiu marri malli per kto tipat, Uroj sa me shpejt dhe tjeret te mbidhen bashke Dhe ta mbajne forte organizaten kriminale Por brenda hekurave se besoj do jene dhe me te sigurte Sdo kene nevoje me dale me blinda, Megjthse kto sjane as te forte fizikisht, dmth ne burg mund ti leshojne sapunin se sbejne me intrigat qe benin jashte, ne burg ste bejne per burre, ska me skema e ushtar e pagese, besoj ja ken heq vizen ktyre! I perjetshem kujtimi ..

    Përgjigju
    • Mario: 29/07/2023 11:58

      paske kujtime te bukura me sapunin si monedhe fuksash ne burg. Jam kurioz ta di ne cilin burg i ke keto kujtime

    • Dini: 29/07/2023 11:15

      Ke te drejt sa me shpejt dhe shume te tjere pullumb gjoka eshte koka e krimit ka bere shume porosi per vrasje dhe me shume kriminel me pagese

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?