Armenia njeh shtetin e Palestinës, mbështet armëpushimin e menjëhershëm në Gaza

21 Qershor, 13:53| Përditesimi: 21 Qershor, 13:58

  • Share

Armenia është bërë vendi i radhës që ka njohur shtetin e Palestinës. Lajmi për njohjen e Palestinës është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Armenisë.

“Duke riafirmuar përkushtimin e saj ndaj ligjit ndërkombëtar dhe parimeve të barazisë, sovranitetit dhe bashkëjetesës paqësore të popujve, Republika e Armenisë njeh shtetin e Palestinës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Armenia mbështet një rezolutë të OKB-së për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe është në favor të një zgjidhjeje me dy shtete të konfliktit palestinezo-izraelit.

“Republika e Armenisë ka aderuar në rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Për më tepër, Republika e Armenisë është e interesuar për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm midis popullit hebre dhe palestinez. Në platforma të ndryshme ndërkombëtare, ne kemi mbështetur gjithmonë zgjidhjen paqësore dhe gjithëpërfshirëse të çështjes palestineze dhe mbështesim parimin e “dy shteteve” për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Ne jemi të bindur se kjo është mënyra e vetme për të siguruar që palestinezët dhe izraelitët të mund të realizojnë pritjet e tyre legjitime”, thuhet në deklaratë.

Shteti i Palestinës është njohur deri më tani nga Spanja, Sllovenia, Irlanda dhe Norvegjia.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?