Valerio Perna, arkitekti italian

Arkitekti italian i martuar me shqiptare: Nesër me azurrët, pastaj do bëhem tifoz kuqezi! Tifozja shqiptare: Shqipëria do të fitojmë 3 me 1

14 Qershor, 15:32| Përditesimi: 14 Qershor, 15:40

  • Share

1718370647_valerioperna.jpg

Valerio Perna, arkitekti italian, për emisionon 'Përballje' në Report Tv u shpreh se ai në këtë ndeshje mbështet Italinë, ndërsa pas ndeshjes do të bëhet tifoz Kuq e Zi.  

Sipas tij, kombëtarja shqiptare ka treguar një nivel europian në futboll gjatë këtyre viteve të fundit.

“Jam me Italinë nesër, e kam si detyrim. Nusen e kam shqiptare dhe nesër do të jem me Italinë dhe nga pasnesër pastaj do të jem me Shqipërinë. Bashkëshortja ime tha që Shqipëria do të fitojë. Kjo është ndeshja e parë dhe Italia kërkon konfirmim, ndërsa Shqipëria i ka konfirmimet e veta. Po Shqipëria vitet e fundit ka treguar një futboll në nivel europian”, tha ai.   

E bindur se në këtë ndeshje fituese do të shpallet Shqipëria, kamionistja Bianka Dervishi, e cila jeton në Itali, në një lidhje Skype për emisionin, tha se entuziazmi është i madh dhe Shqipëria mund të fitoj bindshëm ndaj Italisë.  

“Do fitoj më i miri dhe mendoj se më të mirët jemi ne. Shqiptarët kanë blerë mbi 40 mijë bileta dhe italianët 20 mijë sepse shumicën e kemi blerë ne. Mendoj se Shqipëria do të fitojmë 3 me 1. Ne mezi po e presim. Urojmë që të fitoj më i miri, edhe nëse nuk fiton Shqipëria, ne do ta përkrahim prap”, tha ajo.


Lajmi kryesor:

Nesër Shqipëri- Itali, përfaqësuesi i ‘Tifozave Kuq e Zi’ për Report Tv: Më shumë se 50 000 tifozë shqiptarë në Dortmund! Emocione edhe në 'Sheshin Skënderbej'


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?