Projekti për Portin e ri Tregtar të Porto-Romano

APP konfirmon zyrtarisht: Tenderi i Portit të ri Tregtar në Porto-Romano u anulua sepse nuk pati asnjë ofertë të përshtatshme!

11 Tetor, 17:01| Përditesimi: 11 Tetor, 17:31

  • Share

Durres- Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar zyrtarisht anulimin e tenderit 392 milionë euro për ndërtimin e Portit të Ri Tregtar në Porto-Romano. Sipas APP në megatenender nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme.

Tenderi për Ndërtimin e Portit të Ri Tregtar të Integruar në Porto-Romano u shpall në fund të muajit Korrik. Data e Zhvillimit të tij ishte përcaktuar 16 shtatori. Edhe pse në garë janë paraqitur disa oferta, Autoriteti Portual i Durrësit i ka skualifikuar të gjithë duke gjykuar se asnjëra prej tyre nuk përmbushte kushtet e kërkuara.

Në garë ka marrë pjesë vetëm një kompani shqiptare. Salillari ka hyrë në ‘joint venture’ me një kompani të huaj, por edhe kjo ofertë është gjykuar si e papërshtatshme.

Konsulencë e shtrenjtë holandeze

Procesi i tenderimit të portit të ri në Porto Romano u udhëhoq nga kompania holandeze “Royal Haskoning”. Qeveria shqiptare përmes një kontratë të veçantë konsulence i dha kësaj kompanie atribute publike deri në përzgjedhjen e fituesit. Për këtë shërbim, qeveria i ka paguar 12 milionë euro kësaj kompanie, përmes Autoritetit Portual të Durrësit.

Njoftimi i APP për anulimin e tenderit të portit të ri në Porto Romano

Kontrata kontroverse me holandezët u nënshkrua falë ndryshimit enkas të ligjit të prokurimeve. Por edhe pse qeveria shkallmoi ligjin e prokurimeve, edhe pse i dha kompanisë 12 milionë euro, tenderi për ndërtimin e portit dështoi duke e detyruar Autoritetin Portual ta anulojë atë.

Qeverisë i humbën 15 kompanitë, për të cilat deklaronte me eufori se kishin shprehur interes dhe mezi po prisnin që të garonin.

Dhe teksa porti ekzistues i Durrësit është duke u çmontuar gradualisht nga resorti i Muhamed Alabbarit, Shqipëria po rrezikon seriozisht të mbesë pa nyjen më të madhe dhe strategjike tregtare, duke e çuar biznesin e porteve tek vendet fqinje konkurrente. /Kapitali/

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bledi: 12/10/2024 01:25

    DUHEN 500.MILIOM EURO PER TE BERE NJE PORT TE MIRE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?