Aplikimi në NATO, ambasadorja suedeze: I domosdoshëm për sigurinë! S'duam që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE

18 Maj 2022, 17:52| Përditesimi: 18 Maj 2022, 19:43

  • Share

Pas shumë e shumë vitesh si një shtet neutral, Suedia vendosi të aplikonte zyrtarisht për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake më të madhe në botë, NATO-s. Kjo erdhi si pasojë i mjedisit të pasigurt që krijoi Rusia pas pushtimit të Ukrainës, siç tha edhe ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad.

E ftuar në studion e Report Tv, ajo tha se aplikimi i Suedisë në NATO vjen edhe si një formë parandalimi për skenarët e mundshme të së ardhmes, duke iu referuar agresionit rus në Ukrainë.

“Arsyeja kryesore është përkeqësimi i mjedisit të sigurisë pas pushtimit të Rusisë. Ne pyetëm vetën, si mund të garantojmë vetëm sigurinë? Nuk ishte kollaj të hiqnim dorë nga asnjanësia jonë. 57% e popullsisë ishin pro për anëtarësimin tonë në NATO.  Suedia mendon se ne po forcojmë sigurinë dot. Nëse bashkohemi me NATO do të kemi detin baltin, vendet nordike do të janë pjesë e NATO-s dhe do të kemi një parandalimi. Është përpjekje parandaluese dhe për të treguar solidaritet në rajon. Kjo është ajo çka mendon Suedia dhe po e shqyrton, duhet të mendojmë mirë ato kërcënime. Sigurisht të gjithë po përgatiten, po bëjnë vlerësime.”, tha ajo.

 Disa ditë më parë ambasadorja ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama. Ajo deklaroi në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, se kryeministri i dha garancinë se Shqipëria do e mbështesë aplikimin e Suedisë në NATO.

“Kam marrë garancinë nga Rama që do na mbështesim në anëtarësimin tonë në NATO.”, u shpreh ajo.

Ambasadorja për sa i përket hezitimin e Turqisë, tha se diplomatë suedezë po bëjnë përpjekje për të marrë aprovimin e Turqisë.

“Vlerësimi ynë është se pjesa më e madhe e shteteve të NATO-s e mbështesin anëtarësimin tonë. Diplomatët tanë po punojnë për të marrë aprovimin e Turqisë.”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, Hastad përmedni edhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve. Ajo tha se Shqipëria është e pasur në krom dhe mund t’ia ofrojë atë Suedisë.

“Marrëdhënia ka qenë shumë e mirë, gjatë kohës time këtu, jemi afruar edhe më tepër. Në fillim kishim kryesinë e OSBE-së, ishte Shqipëria pastaj Suedia. Ne pranuam rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë, ne e kemi mbështetur atë. Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë kaq të ngushta. Shqipëria dhe Suedia kanë prioritetet shumë të ngjashme. Ju keni krom për t’i ofruar Suedisë. Po mundohemi të promovojmë industrinë e tekstileve.”, tha ajo.

Lidhur me një nga sfidat më të rëndësishme për Shqipërinë, reformën në drejtësi, ambasadorja tha se angazhimi është tepër i madh, megjithëse procesi ende nuk ka përfunduar. Ndalur te integrimi në BE, ajo është shprehur se nuk do që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut.

“Jemi të angazhuar në reformën në drejtësi. Reforma nuk është ende e përfunduar, ne nuk mund ta lëmë në mes, por duhet ta përmbushim. Ka një prapambetje të shqyrtimit të dosjeve. Kjo pasi reforma ka qenë duke funksionuar, por jo me shpejtësinë që pritej.”, tha ambasadorja.

Ambasadorët e Finlandës dhe Suedisë, Klaus Korhonen dhe Axel Wernhoff, sot në selinë e Aleancës në Bruksel i paraqitën zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg kërkesën për anëtarësim në NATO. Moska e ka shprehur vazhdimisht kundërshtimin e saj për hyrjen e dy vendeve nordike në aleancë, madje dhe vetë Putin u shpreh hapur se vendime të tilla do të kenë “pasoja”.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?