Mirela Mishgjoni

Apartamente në Vlorë e Tiranë e 15 mijë m2 tokë, Komisionieri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Mirela Mishgjoni: Nuk justifikon pasuritë

10 Korrik, 20:56| Përditesimi: 10 Korrik, 21:23

  • Share

Tirane- Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, Mirela Mishgjoni. Në zbatim dhe të rekomandimit të ONM-së, komisionerja publike, Irena Nino ankimoi sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që më 5 prill 2024 konfirmoi në detyrë gjyqtaren Mishgjoni.

Komisioneri Publik, pas shqyrtimit të vendimit, konstaton se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë

"Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i kërkon që të marrë në shqyrtim shkaqet e këtij ankimimi dhe  në përfundim të një hetimi të plotë të çështjes, në zbatim edhe të Rekomandimit të ONM-së, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 754, datë 5.4.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Mirela Mishgjoni" thuhet ne njoftim.

Në ankimimin 30 faqesh, të Komisionerit publik që është bashkangjitur dhe ai i ONM-së, analizohen disa nga pasuritë e gjyqtares për të cilat të dy institucionet janë të një mendimi se gjyqtarja nuk ka arritur të justifikojë burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë këto pasuri. 

Apartament 116 m2 në Vlorë

Bëhet fjalë për një apartament banimi me sip. 111.6 m2 në Vlorë që është blerë nga familja Mishgjoni në vitin 2006 për çmimin 60 mijë euro. Gjyqtarja thotë se e kanë blerë nga të ardhurat e bashkëshortit që ka punuar si shef kuzhine nga shitja e një restoranti në vitin 2004 në Itali ku ai ka qenë ortak me një tjetër person, të ardhurat e tij nga shitja e një fabrike vaji në Vlorë në vitin 1997, si dhe të ardhurat e saj nga puna si avokate.

Komisioneri Publik vlerëson se nuk duhen konsideruar si burime të ligjshme të ardhurat e bashkëshortit gjithashtu nuk duhen përfshirë në analizë të ardhurat e tij nga paga në emigracion në Itali pasi nuk rezulton mundësi kursimi nga këto të ardhura.

Pronarë të 15 mijë metra 2 tokë në Vlorë

Një tjetër pronë që është analizuar është dhe një sipërfaqe rreth 15.560 m2 tokë bujqësore në Vlorë e cila rezulton e blerë në 2012 nga bashkëshorti I saj  të cilat më pas janë bërë hardhi për prodhimin e verës.

Komisioneri public konstaton se vlera totale e pasurive tokë bujqësore “Arë”, sipas çmimit minimal të referencës fiskale, (mbi të cilin do të paguheshin tatimet) llogaritet në vlerën 6.367.356 lekë, ndërsa rezulton se bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit i ka blerë këto pasuri në shumën 1.061.600 lekë, që është një çmim disa herë më i ulët se çmimi i referencës.

Komisioneri Publik, referuar analizës financiare të kryer nga Komisioni, si dhe bazuar dhe në Rekomandimin e ONM-së, vëren se nëse në analizën financiare të viteve kur janë blerë këto pasuri, do të përfshihej si investim çmimi i referencës i cituar në kontratat e shitblerjes së këtyre pasurive, subjekti i rivlerësimit dhe personi i lidhur do të rezultonin me mungesë burimesh të ligjshme për vitet 2010 dhe 2012 dhe si pasojë konkluzioni në lidhje me këto pasuri do të ishte i ndryshëm/

Në vitin 2016 gjyqtarja deklaronte se I kanë vjedhur në banesë 52 000 euro.

Në 2020 porositi apartamentin 135 metra2 në Tiranë
Po kështu merret në analizë dhe një apartament banimi me sip. 134.5 m2 , ndodhur në Tiranë  me blera :161.401 euro prenotuar në 2020, për të cilën Komisioneri publik thotë se KPK e ka trajtuar shkarazi. 

Pjesë e burimeve që kanë shërbyer për krijimin e pasurisë apartament me sipërfaqe ndërtimi 134.5 m 2 , ndodhur në Tiranë, është dhe huaja e kthyer nga babai i bashkëshortit në vitin 2016 (rreth 3.000.000 lekë), deklaruar si huadhënie në deklaratën para fillimit të detyrës në vitin 2009, për të cilën Komisioni ka konstatuar pamjaftueshmëri.

Komisioneri Publik, në konsideratë dhe të Rekomandimit të ONM-së, vëren se Komisioni ka përmendur shkarazi këtë pasuri në rezultatet e hetimit dhe në vendimin e tij dhe nuk ka kryer verifikimin e shumave të deklaruara si burim për krijimin e kësaj pasurie

Edhe ONM në analizën e saj konstaton se nga Mishgjoni 'janë paguar 100 mijë euro në qershor të 2020, 20 mijë euro në dhjetor të 2020 dhe 16 400 euro në 2022, pra në total 146 mijë euro. "Burimet e këtyre pasurive nuk janë hetuar por janë përmendur kalimthi"

Mirela Mishgjoni ka punuar si gjyqtare në vitet 1995-2002, kur ajo u shkarkua në detyra dhe punoi si avokate deri në 2009-ën, vit kur u rikthye në detyrë pasi fitoi gjyqësisht. Prej 2009-ës ajo punon si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Trupi gjykues i KPK-së që konfirmoi në detyrë gjyqtaren Mishgjoni përbëhej nga: Kryesuese Xhensila Pine, Relatore Alma Faskajn dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?