Ankimimi i Alibeajt të statutit të Berishës, Bumçi te '5 Pyetjet': S'i shërben demokratëve, po mban ndezur konfliktin! Opozita të propozojë presidentin

16 Maj 2022, 22:45| Përditesimi: 17 Maj 2022, 07:24

  • Share

TIRANË- Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Aldo Bumçi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo'  në Report Tv ka folur lidhur me ankimimin e Enkelejd Alibeaj në Gjykatën e Apelit, statutin e PD-së. Sipas tij, kjo nuk i shërben bashkimit të demokratëve, por mban "zgjuar" konfliktin.  

"Partitë nuk krijohen në gjykatë, shumica është e qartë, çuarja në gjykatë është për të mbajtur gjallë një konflikt që nuk i shërben demokrateve", tha Bumçi.

Ai ka argumentuar edhe arsyen se përse Berisha është kujtuar pas 27 viteve për të dërguar në Kuvend një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë, edhe pse kur ishte vetë 8 vite në pushtet nuk e bërëi një gjë të tillë.

“9 muaj më parë kaloi një ligj që Mali i Zi dënonte gjenocidin. Mali i Zi e bëri sepse ka tentativa nga Serbia për të mohuar gjenocidin në Bosnje. Ka një politikë serbe nën atë që quhet bota serbe. Po nxiten incidente në Malin e Zi, po nxit destabilizimin e Bosnjës. Është një Serbi e cila po armatoset. Ne nuk arrijmë dot 2 përqindshin që na kërkohet nga NATO. Pse ky armatim i Serbisë në këto momente", tha Bumçi.

Në fund, u ndal edhe te procesi i zgjedhjes së presidentit, ku këmbëngul që propozimi duhet të jetë i opozitës, teksa për Enkelejd Alibeajn, tha se nuk përfaqëson vullnetin e PD-së.

"PS, duke pasur votat, procesi duhet të ishte drejtuar ndryshe, duke i dhënë të drejtën opozitës për të propozuar. Rasti është i njëjti si me kohën kur u zgjodh president Alfred Moisiu. Shumica nuk i ka votat për të zgjedhur presidentin me vjedhjet që ka bërë në zgjedhjet e fundit. Të bësh makijazh nuk ka interes. Nuk është dinjitoze të propozosh emra kur tjetra nuk ka vullnet për t’i zgjedhur. Alibeaj nuk shpreh vullnet tjetër veç atij të grupit parlamentar dhe për këtë nuk ka tagrin", tha Bumçi.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?