Eridon Hasanpapaj, 22-vjeçari i dënuar në Angli

Angli/ Kultivoi drogë më vlerë 50 mijë euro, dënohet shqiptari me 1 vit burg pasi u kap në 'shtëpi bari'

22 Maj 2022, 14:42| Përditesimi: 22 Maj 2022, 14:51

  • Share

Gjykata angleze ka dënuar me 1 vit burg Eridon Hasanpapaj, 22-vjeçarin shqiptar, pasi  u kap duke kultivuar kanabis në një "shtëpi bari" në Angli e cila kapte vlerën e 50 mijë eurove.

Kur policia kontrolloi ambientet ku kultivohej kanabisi, gjeti dy dhoma gjumi në katin e sipërm të ndërtesës të pajisura me ndriçim, ventilatorë dhe kohëmatës, ndërsa sahati i energjisë elektrike ishte hequr duke e vjedhur energjinë elektrike. Policia e gjeti të vetëm 22-vjeçarin.

Hasanpapaj i tha Gjykatës se ishte i detyruar të punonte në ndërtesën ku rritej kanabis, pasi u kishte para borxh personave që e kishin ndihmuar për ta sjellë ilegalisht në Angli dhe e vetmja mënyrë që t'ua shlyente borxhet ishte të punonte me drogë. 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ca bohet: 22/05/2022 17:15

    Lejeni mer cunin te paguaj leket e kamionit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?