Bota

Anëtarësimi në NATO, Turqia ende pa marrëveshje me Finlandën dhe Suedinë

25 Maj 2022, 20:16| Përditesimi: 25 Maj 2022, 20:18

  • Share

Turqia nuk ka gjetur një marrëveshje me Suedinë dhe Finlandën që të mund të mbështesë kandidaturën e tyre në NATO.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin, në një konferencë për shtyp të transmetuar nga TV shtetëror TRT në përfundim të bisedimeve mes zyrtarëve turq dhe delegacioneve nga Suedia dhe Finlanda në Ankara. 

Kalin shtoi se dialogu me vendet skandinave do të vazhdojë dhe se Turqia u kërkon atyre të ndalojnë mbështetjen e grupeve të konsideruara terroriste nga Ankaraja për të mbështetur kandidaturën në Aleancën Atlantike.

E.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 25/05/2022 23:53

    Ky planhushållning bq është dora e zgjatur e Putinit…!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?