Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves

Mbyllja e 5 komunave paralele serbe në veri të Kosovës, ambasadori britanik: Veprimet e tilla rrezikojnë të nxisin tensione

31 Gusht, 10:02| Përditesimi: 31 Gusht, 10:18

  • Share

1725092285_JonathanHargreaves.JPG

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka reaguar lidhur me aksionin e djeshëm (30 gusht) në veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë komuna serbe paralele.

Hargreaves, përmes një postimi në platformën X, ka shkruar dje se veprimet e tilla kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, sepse sipas tij, rrezikojnë të nxisin tensione.

“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, ka shkruar Hargreaves.

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për ndërprerjen e aktiviteteve në pesë objekte që janë shfrytëzuar nga komunat ilegale. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë./Kosovapress


Lajmi kryesor:

Mbyllja e 5 komunave paralele serbe në veri, O’Brien: Kosova nuk u konsultua me SHBA, të shqetësuar nga veprimet provokuese të qeverisë Kurti


S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?