Tritan Kalo dhe bashkëshortja e tij e ndjerë

'Amaneti yt u vu në vend', mjeku Tritan Kalo përcjell në banesën e fundit bashkëshorten: Mbi arkëmort do vendosen 72 trëndafila

8 Qershor, 22:54| Përditesimi: 8 Qershor, 22:57

  • Share

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rendë, një javë më parë u ndarë nga jeta bashkëshortja e mjekut të njohur, Tritan Kalo.

Ditën e sotme ajo u përcoll në banesën e fundit nga familjarët, ndërsa mjeku Tritan Kalo ka shkruar disa rreshta të ndjera për të. 

“E kish lënë amanet të përcillej me rrobat me të cilat festuam ditëlindjen e 25-të të yllit tonë të vogël Genta Juna Kalo si dhe të prehej shumë pranë varrit të Ardit. Ishin shumë të lidhur me njëri tjetrin. Amaneti yt u vu në vend”-shkruan mes rreshtash mjeku.

“Mbi arkëmort do vendosen edhe 72 trëndafila të kuq, rozë dhe të bardhë, sikundër kurdoherë ti i pëlqeje, dhe numri përkon me atë çka ti shpreheshe dhe dëshiroje kur u sëmure: “Të paktën të mbush 72 vite, para se të ndahem nga kjo jetë”-shkruan mjeku Kalo.

Duke shprehur dashurinë e madhe për bashkëshorten e ndjerë, mjeku i premton asaj se do të ta kujtojë gjithmonë atë dhe do të kujdeset për fëmijët e tyre.

“Do të përjetësohesh në mendjet dhe në zemrat tona e mira, e urta dhe buzëgazta Rozeta Kalo. Prehu në Paqë dhe mos ki asnjë dert për Besjanën, Enkelejdën dhe Gentan, sepse unë do të vijoj të jem për to babai kurdoherë i dedikuar në përkujdesin ndaj tyre….

Në shtëpinë tonë kurrë nuk do të mungojnë prania e roses/trëndafilave, luleve të tua të preferuara….. Lamtumirë gjysma ime më e mirë.”-shkruan Tritan Kalo.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZHM: 09/06/2024 09:41

    Ngushellime Dr. Kalo. Njeri dhe profesionist i nderuar i ketij kombi.

    Përgjigju
    • ilaz: 10/06/2024 14:03

      Të jetoni me dhembjen, mallin, kujtimet dhe krenarinë. Por, jeta i ndan ata , ata të cilët janë dashur shumë ...

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?