Altin Avdyli

Kronikë

Dosja 339/ Laboratori i heroinës në Has, Altin Avdyli kërkon nga GJKKO përjashtimin e kryetares së Apelit, Saida Dollani: Me arrogancën e saj shkel te drejtat e të pandehurve

7 Qershor 2021, 09:35| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 12:16

  • Share

TIRANË- Altin Avdyli, i arrestuari i operacionit Vol-Vo4  ka kërkuar përjashtimin e Gjyqtares Saida Dollani nga gjykimi i çështjes së tij. Burimet bëjnë me dije se Kallëzimi është depozituar ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës nga Avokati Renaldi Meka, teksa ka kallëzuar edhe gjyqtaren e Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Nertina Kosova për “shpërdorim detyre”. Kjo nuk është hera e parë që Avdyli kërkon përjashtimin e një gjykatëse nga trupa gjykuese. Më herët ai ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.

"Altin Avdyli ka ushtruar kallëzim në Prokurorinë e Rrethit shprehet se Relatoria e çështjes ka shpërdoruar hapur detyrën duke qendruar me "forcë" në çështjen e tij dhe duke mos dhënë dorëheqjen ndonëse ka dhënë vendim më datën 03 Qershor 2021 për një pjesë të dosjes 339, duke shperdoruar hapur detyren e shenjte te dhenies drejtesi dhe duke paragjykuar ceshtjen qe ne krye te heres!

Gjithashtu pjesë e kallëzimit jane edhe veprimet arbitrare të relatores znj. Dollani ndaj tij, që pavarësisht se kishte dy avokatë ne sallën e gjykimit, duke mos dhënë asnje shpjegim nuk i ka legjitimuar ata dhe duke vazhduar me avokat kryesisht, "sa per sy dhe faqe" per te qene ne rregull procedurialisht dhe per te formalizuar nje vendim te paracaktuar me heret! Kjo gjyqtare ne emer te ligjit procedurial, kryen paligjshmerite, ku me arrogancen ballkanike shkel te drejtat me themelore te te pandehurve", thuhet në dokument. 

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) përfundoi hetimet për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit dhe kërkoi në total 147 vite burg për 17 të pandehur. Mes të pandehurve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Xhevi Ndoka ndaj të cilit kërkohët dënimi me 8 vite.

Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Admir Hoxhën dhe akuzohet se drejtonte grupin kriminal. Prokuroria kërkon 8 vite burg për Gjevi Ndokën, 6.8 vite burg për Altin Avdyli,10 vite burg për Esat Mehmetin, Petrit Suljemani 8 vite, Sajmir Sulejmani 8 vite, Hajri Seferi 10 vite, Orges Jahoelezi 6.8 vite, Shkëlqim Avdyli 4 vite, Mario Zeqiri 4.8 vite, Elton Shehu 4.8 vite, Ardit Gjyriqi 4 vite; Hekuran Hoxha njohur si Roni 10 vite, Vehbi Berushi 8 vite, Anila Shuti 8 vite, Xhavit Shuti dhe Flamur Cela, këto 2 të fundit me nga 12 vite.

Kjo dosje penale është regjistruar në dhjetor 2016.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?