Tomorr Alizoti

Politikë

Alizoti: Dhunohet vëzhguesi i PD në Berat, Blendi Klosi të tërheqë zagarët e tij se do mbajnë përgjegjësi

25 Prill 2021, 10:35| Përditesimi: 25 Prill 2021, 10:43

  • Share

Drejtuesi i PD për qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti ka akuzuar drejtuesin e PS për këtë qark, Blendi Klosin se ka angazhuar njerëz që po dhunojnë vëzhguesit e PD. Alizoti thotë se në KZAZ 65 në Berat është dhunuar vëzhguesi i PD, Arben Mpeshtanaku. Ai shprehet se çdo gjë është e filmuar dhe se pamjet do t'i dërgohen prokurorisë, ndërsa thekon se nëse një gjë e tillë ndodh sërish, 'hera e dytë nuk do të jetë më paralajmërim'.

"Është rrahur një vëzhgues i PD publikisht dhe është poshtëruar publikisht. Si drejtues i qarkut të Beratit, i bëj thirrje Blendi Klosit, drejtuesit të PS që të tërheqë zagarët e tij se do mbajnë përgjegjësi personale, çdo gjë është e filmuar. I paralajmëroj të gjithë, askush nuk ka të drejtë të prekë asnjë demokrat, çdo gjë është e filmuar dhe do i kalojnë prokurorisë, hera e dytë nuk do jetë më thirrje, paralajmërojmë të gjithë zagarët e Klosit të tërhiqen", tha Alizoti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?