Alimehmeti: Masat kufizuese nuk e ndalojnë përhapjen e Omicron! Doza e tretë nuk është e nevojshme për nën 55-vjeçarët, fushata e vaksinimit të bëhet përpara pikut të virozave

23 Janar 2022, 13:33| Përditesimi: 23 Janar 2022, 20:05

  • Share

TIRANË- Vendi ynë vijon të regjistrojë shifra të larta infektimesh, kjo për shkak të transmetueshmërisë së lartë të variantit të ri Omicron, i cili është përhapur në mbarë globin. Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në Report Tv thekson se asnjë masë kufizuese nuk e parandalon përhapjen e tij, ndërsa thekson se vaksina është e vetmja 'armë' për të evituar gjendjen e rëndë të sëmundjes. Sipas tij, fushata e vaksinimit duhet të bëhet përpara përhapjes së virozave.

"E vetmja gjë që ne kemi në dorë për evituar gjendjen e rëndë, është vaksinimi. Idealisht do ishte bërja e vaksinës do ishte ideale përpara sezonit, ne jemi në maksimum edhe me gripin sezonal. Vaksina bëhet historikisht shtator, tetor, fillim nëntorit. Idealisht fushata e vaksinimit masive nuk duhet të përkojë me të njëjtën kohë kur transmetim komunitar të virusit. Kjo është ama kur ne arrijmë të parashikojmë sezonalitetin, përshembull me gripin e parashikojmë. Këtu ka një vështirësi për të parashikuar se kur duhet bërë fushata vaksinimit", u shpreh Alimehmeti për Report Tv.

Duke u ndalur tek vaksinimi i qytetarëve, Alimhemti u shpjegon se doza e tretë rekomandohet vetëm për moshat e treta që të mos përballen me format e rënda të sëmundjes. Ai thekson se deri në moshat 55-vjeç nuk është e nevojshme doza e tretë, duke përjashtuar rastet kur personat kanë edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

"Ka prekur një pjesë të mirë të popullatës, është i pashmangshëm ekspozimi ndaj virusit. Omicron është shumë i transmetueshëm, i shpejtë, i pashmangshëm, asnjëlloj lloj mase nuk ka arritur dot të bllokojë transmetimin e këtij virusi. Megjithatë e pamë shumë të qartë që edhe me dozë të tretë, në vetëm 10 javë bie infektiviteti më 45%. Doza e tretë, bëhet për format e rënda, tek mosha e tretë, nuk bën shumë sens te moshat e reja deri 55-vjeç që nuk kanë situata. Ne duhet ta ridemension diskutimin, jo si një vit më parë, Omicron sillet ndryshe nga alfa dhe delta, prandaj duhet ta trajtojmë ndryshe", u shpreh mjeku.

Për Omicron dhe Delta, nuk është e nevojshme që një person të bëjë 14 ditë karantinë, thotë Alimehmeti, duke theksuar se janë të mjaftueshme 5 ose 7 ditë. Edhe në vendin tonë po shqyrtohet shkurtimi i periudhës së karantinimit, kjo u bë me dije nga nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Uliqinaku për Report Tv.

"Shumë shtete e kanë ulur, Zvicra e ka bërë 5 ditë, SHBA e ka bërë 7, të gjitha janë në ulje. Ke qenë i infektuar dhe nja 2 ditë përpara, plus 5 ditë, shkon rreth një javë. Koha mesatare e shpërndarjes së virusit është 5.3 ditë. Jo të gjithë rendin të bëjnë testin, e rëndësishme është një këshillë, nëse ke simptoma, mundohu të ruash të tjerët sa më shumë, kur s'ke mundësi të izolohesh mbaj maskë, sepse kur i sëmuri e mban maskën ka shumë vlerë për të tjerët", vijoi ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sfk: 23/01/2022 20:21

    Po ç'thoni kështu s'është e nevojshme nën 55 vjeç, Europa po i vaksinon të tërë me dozën e tretë...

    Përgjigju
  • Aida: 23/01/2022 20:12

    Doza e trete rekomandohet per te gjithe ata mbi 18 vjec ne gjithe boten perendimore. UK dhe Australia e shkurtuan edhe kohen kur duhet te jepet, nga 6 muaj pas dozes se dyte e bene tre muaj. Ky del me i zgjuar nga te gjithe e thote qe nuk duhet doza e trete. Sikur te mos mjaftonin idiotet e teorive konspirative, dalin edhe mjeke si ky qe e corientojne popullsine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?