Algjeria projekt- rezolutë OKB-së: Ndaloni vrasjet në Rafah! SHBA pezullon përkohësisht ndihmat humanitare për Gazën

29 Maj, 09:46| Përditesimi: 29 Maj, 09:56

  • Share

Algjeria ka përgatitur një projekt-rezolutë për Rafah, të cilën do t'ua paraqesë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e sotme (29 maj).

 Këtë e bëri me dije ambasadori algjerian, Amar Bendjama, në një komunikim që pati me gazetarët.

“Do të jetë një projekt-rezolutë e shkurtër, ka si synim ndalimin e vrasjeve në Rafah,” tha ai.

Është e paqartë se kur projekt -rezoluta do të shkojë për votim dhe nëse SHBA synon ta bllokojë atë me veto.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar përkohësisht dërgimin e ndihmave për Gazën pasi skela ushtarake e sapondërtuar pësoi dëme nga moti i keq dhe baticat gjatë fundjavës’, tha një zyrtar amerikan për Al Arabiya English të martën (28 maj).

Pentagoni më vonë shtoi se skela ushtarake në brigjet e Gazës ishte hequr për riparime dhe do të kthehej pasi të riparohej në portin izraelit të Ashdod, ndërsa do të duhet rreth një javë për ta përfunduar’, u tha gazetarëve zëvendës zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?