Kronikë

ALBtelecom mbështet banorët e zonave të prekura nga zjarri, ofron komunikim falas!

5 Gusht 2021, 18:11| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 18:15

  • Share

Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë me situatën e rënduar të zjarreve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, ALBtelecom i vjen në ndihmë me komunikim falas banorëve të zonave të prekura në Lunxhëri dhe Dukat, me 1GB internet, 100 min kombëtare dhe 100 sms falas, të vlefshme për 7 ditë, duke filluar nga sot.

Komunikimi në këto raste emergjente është jetik. Ekipet tona teknike vazhdojmë punën për të siguruar shërbime të pandërprera komunikimi në të gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe zonat e prekura nga zjarret. Këto zona shtrihen në relieve të vështira, duke krijuar kështu nevojën e një solidariteti sa më të gjerë për ta tejkaluar situatën me sa më pak dëme.

ALBtelecom mbetet i angazhuar për t’ju gjendur pranë shqiptarëve në situata të vështira, ku solidariteti human dhe suporti konkret janë më të domosdoshëm se kurrë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?