Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

Albin Kurti takohet  për herë të parë me Dritan Abazoviç, pas zgjedhjes si kryeministër i Malit të Zi

24 Maj 2022, 22:11| Përditesimi: 24 Maj 2022, 22:00

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar për herë të parë me Dritan Abazoviç, pas zgjedhjes së tij kryeministër i Malit të Zi. Takimi mes dy kryeministrave u zhvillua në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në njoftimin e qeverisë së Kosovës, thuhet se  Kurti e uroi Abazoviç për marrjen e detyrës.

 “Duke biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, Kryeministri Kurti e falënderoi z. Abazoviq për bashkëpunimin e ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi në shumë fusha. Përderisa theksoi vullnetin për fuqizimin e marrëdhënieve shumë të mira me Kosovën, kryeministri Abazoviç tha se duhet promovuar politika që janë optimiste dhe respektuese, e që fokusohen në qytetarët”, thuhet në njoftim.

Zyra e Kryeministrit njoftoi gjithashtu se u diskutuan edhe çështje të tjera, që lidhen me lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve si dhe bashkëpunimin në fushën e ekonomisë.

“U diskutua për lehtësimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, si dhe potencialin e bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit më të madh socio-ekonomik dhe rritjes së investimeve në të dy vendet. U veçuan projektet e përbashkëta infrastrukturore që lidhin Kosovën dhe Malin e Zi, siç janë rruga Deçan-Plavë dhe Pejë-Rozhajë, e që do të afrojnë qytetarët dhe do të ndihmojnë ekonominë e të dy vendeve. U bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Malit të Zi, si dhe për organizimin e një mbledhje G2G ndërmjet të dy qeverive brenda këtij viti”, thuhet në fund të njoftimit. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?