Robert Kulla

Akuzohet se dhunoi njerkën e tij, Apeli liron nga qelia Robert Kullën dhe e lë në arrest shtëpie

14 Qershor, 15:36| Përditesimi: 14 Qershor, 16:02

  • Share

TIRANË - Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia Robert Kullën, duke i caktuar masën e ‘arrest në shtëpi’. Djali i Nehat Kullës, personazhit të njohur të vitit 1997 në Shqipëri, akuzohej se kishte dhunuar njerkën e tij për çështje prone.

Kjo e fundit L.K., kishte kallëzuar Robertin se kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Çështja lidhej me pronësinë e vilës së Nehat Kullës në Tufinë. Gjithçka lindi në vitin 2020, pas vdekjes së Nehatit.

Pas procedimit, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi më datë 3 qershor 2024, masën e ‘arrestit në burg’ për Robert Kullën i akuzuar për veprat penale ‘Dhuna në familje’ dhe ‘Vetëgjyqësia’. Robert Kulla e dërgoi çështjen në Apeli duke ankimuar vendimin e Shkallës së Parë.

'Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Robert Kulla, i cili kërkoi prishjen e vendimit, lirimin e menjëhershëm pasi nuk e ka kryer veprën penale. Në alternativë caktimin e një mase sigurimi më të butë', thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm pasi pretendoi se nuk ka kryer veprën penale. Në seancën e sotme në Apel, gjykatës Fuat Vjerdha vendosi të ndryshojë masën e arrestit në burg për Kullën duke e vënë atë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

'Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha vendosi:

- Miratimin e vendimit nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me këto ndryshime:

- Caktimin ndaj të dyshuarit Robert Kulla të masën e sigurimit “arrest në shtëpi", parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke e urdhëruar të dyshuarin Robert Kulla të mos largohet nga banesa e tij...

- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit Robert Kulla nga IEVP “Jordan Misja” Tiranë, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor.', thuhet më tej  në njoftimin e Gjykatës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?