Godina e Gjykatës së Durrësit

Akuzohen se abuzuan me fondet e rindërtimit, 3 nga 5 zyrtarët e bashkisë Rrogozhinë mbeten në 'arrest me burg', 2 lirohen

2 Tetor, 09:31| Përditesimi: 2 Tetor, 17:02

  • Share

Durres- Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 3 nga 5 punonjësit e bashkisë Rrogozhinë të arrestuar për akuzën e shpërndorimit të fondeve të rindërtimit.

 Besim Ballabani, Elton Levonja dhe Mario Mekaj u lanë me masë sigurie "arrest në burg". Për Xhemile Uku u caktua ‘arrest shtëpie’ dhe për Edlira Ramaj masë sigurime ‘detyrim me paraqitje”

Zyrtarët e Bashkisë Rrogozhinë u prangosën me 30 shtator 2024 pasi akuzohen për veprat: "Shpërdorim detyre","Falsifikim dhe mashtrim"me fondet e rindërtimit duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm me vlerë 353,471,090'.  

Por si ka funksionuar skema e mashtrimit?

Në dosjen hetimore thuhet se pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 u ngritwn komisionet e rivlerësimit të dëmeve, ku qytetarët plotësuan formularët nga DS1 deri në DS4, sipas shkallës së dëmtimit të objekteve. Në rastin konkret, zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës pjesë e këtij komisioni, përmes dokumenteve të falsifikuara kanë faturuar para nga fondet e rindërtimit për kasolle, ndërsa ata që në të vertete mbeten pa strehë nuk u kompensuan për dëmet në banesa.

Sipas burimeve nga grupi hetimit zyrtaret vleresuan 78 kasolle derrash e bagetish si banesa te demtuara nga termeti. Nën hetim janë edhe 78 personat që kanë përfituar padrejtësisht përmes skemës së mashtrimit.

Zyrtarët e bashkisë së Rrogozhinës të arrestuar 
1- Edlira Ramaj
2- Xhemile Uku
3- Besim Ballabani
4- Elton Levonja
5- Mario Meka 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?