Akuzat e Bardhit në 2021: Suel Çela në shërbim të Berishës e Nokës, u mblodhi firma për Kuvendin e PD! Si përdori në të njëjtën periudhë Artan Hoxha foton e Ramës me Çapjan për ta sulmuar (VIDEO)

28 Nëntor, 17:00| Përditesimi: 28 Nëntor, 18:31

  • Share

TIRANË- Sot Gazment Bardhi është rreshtuar krah Sali Berishës, por akuzat e tij në drejtim të ‘babait të Xenit’ me zë dhe figurë nuk mund të harrohen. Redaksia e Shqiptarja.com po rikthen një akuzë që Gazment Bardhi bënte në nëntor të vitit 2021 se Suel Çela ishte në shërbim Sali Berishës. I rreshtuar asokohe krah Lulzim Bashës, në një konferencë publike, Gazment Bardhi tha se Suel Çela është angazhuar në mbështetje të ‘Foltores’ dhe Berishës për të mbledhur firmat që i duheshin për Kuvendin Kombëtar të PD.

Madje, Bardhi asokohe akuzoi se Suel Çela thërriste drejtues të PD në Elbasan dhe u vendoste përpara formularin për nënshkrim, e madje e gjitha kjo bëhej me dijeni të Sali Berishës dhe Flamur Nokës.

"Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela."-tha Bardhi në 2021. 

Pra, nga akuzat e Gazment Bardhit kuptohet qartë se si Suel Çela dhe organizata e tij kriminale ishin në shërbim të Sali Berishës në luftën që ai të merrte Partinë Demokratike nga duart e Lulzim Bashës, duke e ndihmuar që të mblidhet firmat për Kuvendin e PD. 

Ndaj Suel Çelës, SPAK ka ngritur akuzën si drejtues i një organizate kriminale, ku për herë të parë nga Prokuroria e Posaçme ngrihet një akuzë e tillë, si niveli më i lartë i krimit të organizuar në vend. Ai shpesh është akuzuar dhe artikuluar edhe për lidhje me politikën, si ky rast i Gazment Bardhit. Madje, Suel Çela ndikonte edhe debatet poltike në vend, duke ndërtuar edhe 'skaletat' e emisioneve më kryesore, si rasti i 'Opinion'. 

E pikërisht rreth periudhës së akuzave që kishte ngritur Bardhi, gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e kryeministrit Rama me një prej krerëve të Çapjave, Ardian Çapja. Fotoja u publikua me porosi të Suel Çelës, i cili ia dërgoi personalisht gazetarit Hoxha për ta publikuar në emisionin 'Opinion'. Pra, Suel Çela në shërbim të Sali Berishës dhe Flamur Nokës, urdhëroi Artan Hoxhën të publikonte foton për të dëmtuar Ramën. E kjo dallohet fare qartë edhe në dosjen e SPAK dhe komunikimet që Artan Hoxha kishte me Suel Çelën. 

“Nxirja maskën këtij k*vës që bën si Ismail Qemali”, i thotë Suel Çela- Artan Hoxhës. 

Publikimi i kësaj fotoje shkaktoi një debat shumë të madh në atë kohë me akuza të lidhjeve të kryeministrit me krimin. Por çfarë ndodhur sipas dosjes së SPAK? Vetë Suel Çela ia jep fotografinë edhe në Watsapp Artan Hoxhës, i cili do të merrte pjesë në opinion atë darkë dhe sipas SPAK e udhëzon atë që ta sulmojë ashpër Kryeministrin Edi Rama. Në këtë dosje, Artan Hoxha akuzohet si anëtar i organizatës kriminale të Suel Çelës.

Akuzat për Suel Çelën nuk ka qenë e vetmja për lidhje me krimin e organizuar për Flamur Nokën. Po Bardhi në një rast e ka akuzuar direkt si eksponent i krimit dhe se kishte përfituar një vilë ‘760 mijë euro’ në Gjirin e Lalëzit./Shqiptarja.com

Fotoja e Ramës me Ardjan Çapjan që u publikua nga gazetari Artan Hoxha me porosi të Suel Çelës

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 29/11/2024 08:10

    Hajde mafie hajde. Por një gjë nuk morëm vesh, ajo fotoja e Ramës me Çapjan, është e vërtetë apo montazh?

    Përgjigju
  • Mara emigrante në Itali: 28/11/2024 19:10

    Fajin e ka Saliu

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 01/12/2024 08:26

      Ti qe ke shkruar ne emerge te Mara emigrante ne Itali mos je valle sozia ime ? Turp je nje anonimo, hajdut I pa cipe , kushdo qe te jesh je nje frikacak thuaj emrin .

  • Ethem Lalaj: 28/11/2024 18:45

    Marrzit e S.Berishës,G.Bardhit,F.Nokës,etj në PD nuk kan fund: 1.Sb është urdhëruesi i HAJDUTËRISË & VRASJEVE NË SHQIPËRI NË 34 VITE,ME MBI 20.000 TË VRARË.Në PD nuk bëhej & bëhet ASGJË PA URDHRIN E TIJ.AI ËSHTË BABAI POLITIKË I ÇDO MILITANTI..DHE JO SE E DUAN SHUMË,POR NGA FRIKA.SB VRET. 2.G.Bardhi është URDHËRUESI vrasjes së Dr.Xhuvanit të PS në Elbasan në 21 prill 2021.Vrasësi Tropojani Papleka u nxor nga furgoni Tij,ku në 5-7 furgone ishin mbushur me BANDIT TË ARMATOSUR,SHTET BRËNDA SHTETIT.Është fai drejtësisë që e ka lën G.Nardhin të lirë. 3.F.Noka ka shumë pasuri të padeklaruara në ILDP,SI VILA NË GJ.LALZ,PALLATI NË SARANDË,BANESË TE LIQENI NË TIRANË,etj. -F.Noka i dal Doktor nuk punoi asnjë ditë Doktor por u emërua te ENTI BANESAVE -F.Noka ka kënë i arrestuar 40 ditë në Beograd para 2005.Ndaj Sb e bëri MB-DJE & SEK.PËRGJ.-SOT.! SPAK:VEPRO PËR TË PASTRUAR POLITIKËN E KRIMINUAR NGA 1992..!!

    Përgjigju
    • Ulqin Betërsani: 29/11/2024 08:10

      Është e rëndësishme që akuza kaq të rënda të bazohen në fakte dhe prova të verifikueshme. Në tekstin që keni ndarë, përmenden vrasje, hajdutëri dhe pasuri të padeklaruara pa asnjë dokument apo vendim gjyqësor që t’i mbështesë këto pretendime. 1. Sali Berisha – Nëse akuzohet për 20,000 viktima dhe për urdhra kriminalë, ku janë provat? Për 34 vite, asnjë institucion kombëtar apo ndërkombëtar nuk ka paraqitur prova të tilla. 2. Gazment Bardhi dhe ngjarja e Elbasanit – Kjo është një çështje e ndjeshme, por çdo fajësi mund të përcaktohet vetëm nga gjykatat. Nëse personi i akuzuar është lënë i lirë, kjo tregon se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ta dënuar. 3. Flamur Noka – Për deklarimet e pasurisë ekziston ILDKPI dhe drejtësia. Nëse ka shkelje, le të hetohet nga institucionet dhe jo nga opinioni publik. Thirrjet ndaj SPAK për të “pastruar politikën” janë të drejta, por duhet të kemi parasysh se drejtësia funksionon mbi bazën e fakteve, jo akuzave të pabazuara. Le të mbështesim institucionet me të dhëna konkrete, jo me spekulime që mund të dëmtojnë reputacionin e padrejtë të individëve. Me respekt për debatin e hapur dhe të ndershëm,

    • Bravo: 29/11/2024 08:04

      Çudi që te inkriminuar qenkan vetem nga PD, nga ana tjetër vetem engjëj.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?