Aksioni i opozitës, Meta: Përpjekjet e fuqishme të mirëkoordinuara, mund të rivendosin Parlamentin në ‘binarët’ kushtetues

14 Tetor, 16:00| Përditesimi: 14 Tetor, 16:08

  • Share

Kreu i PL Ilir Meta, ka komentuar ditën e sotme në një konferencë për media, aksionin e opozitës.

Teksa u pyet nga gazetarët lidhur me mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ditën e sotme nga ku, pavarësisht se opozita do vijojë me mosbindjen civile, kanë dhënë një mesazh që të vazhdohet puna, Meta tha se përpjekjet e opozitës mund ta vendosin Kuvendin në atë që ai e quajti 'binarë' kushtetues. 

“Vetëm përpjekjet e fuqishme të mirëkoordinuara të Opozitës mund të rivendosin Parlamentin në “binarët” Kushtetues dhe ta bëjnë një Institucion funksional, që të garantojë llogaridhënien dhe asgjë tjetër”, tha ai.

Meta foli për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, duke u ndalur tek eskportetet.

“Meqënëse jemi tek eksportet, që janë  treguesi më I mirë I dobësisë së ekonomisë së vendit tonë dhe I rreziqeve të mëdha për të ardhmen, përsëri duke ju referuar INSTAT, është e qartë se edhe të dhënat më të fundit tregojnë  krizën e rënies të pandalshme të eksporteve në krahasim me vitin e kaluar. Rënia e lartë e eksporteve në 8-mujorin e vitit 2024 është treguesi më i qartë i tkurrjes ekonomike në sektorët e prodhimit të të mirave materiale”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?