Aksidentohet motori me barrierat në Lezhë-Mamurras! Drejtuesi e vodhi atë në sy të pronarit dhe u largua me shpejtësi, pas përplasjes largohet nga vendngjarja

15 Tetor, 15:57| Përditesimi: 15 Tetor, 16:18

  • Share

LEZHË - Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, pranë Fushë Milotit. Një person, i cili po drejtonte një motor nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i motorit, e kishte vjedhur atë dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.

Ende nuk ndihet gjendja shëndetësore e tij pasi është larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë motorin e përplasur në autostradë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?