Aksident në Lezhë/ Motori përplaset me zetorin, 30-vjeçari rëndë në spital

28 Tetor, 10:46| Përditesimi: 28 Tetor, 11:21

  • Share

Lezhë- Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Dajç të Lezhës.

Motomjeti me drejtues një 30-vjeçar është përplasur me mjetin bujqësor zetor, rreth orës 09:30 të mëngjesit. Si pasojë është dëmtuar 30-vjeçari, i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Policia bëri me dije se Francesk Mazogaj, 30 vjeç, është drejtuesi i motorit, kurse Gaspër Daija drejtuesi i mjetit bujqësor zetor.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?