Aksident i rëndë në Lezhë- Milot, parakalimi i gabuar i merr jetën të riut! Makina përplaset me dy mjete para se të përmbyset! 30 vjeçari ende i paidentifikuar (VIDEO)

27 Tetor, 21:14| Përditesimi: 27 Tetor, 22:58

  • Share

Lezhë- Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”,, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Treshit” kur nga përplasja e 3 makianve humbi jetën një 30 vjeçar ndërsa një 23 vjeçar  ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia informon se viktima është shoferi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar ndërsa i plagosur është drejtuesi i automjetit tip “Ford”, 23 vjeç.

Dyshohet se 30 vjeçari ka qenë duke kryer një parakalim kur është përplasur fillimisht me mjetin tip “Ford” dhe pas saj ka goditur një tjetër makinë tip fuoristradë, Toyota që vinte përballë saj.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit  tip “Opel”, ende i paidentifikuar. Ndërsa  shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford”, ndodhet nën kujdesit e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kurse drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje dhe po merret në pyetje. Report Tv dhe Shqiptarja.com sjell pamjet e aksidentit të rëndë që shkaktoi dhe radhë kilometrike të mjeteve.

Makina që ka dëmtime më të mëdha ka targën  AA968KV

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajde lajm!: 28/10/2024 07:00

    E dini se esht 30 vjec po ende i pa identifikuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?