Ahengu ‘Shkodran’, mbahet edicioni i 12-të! Artistë të rinj dhe të afirmuar sjellin këngët popullore

1 Tetor, 20:55| Përditesimi: 1 Tetor, 21:03

  • Share

‘Ahengu Shkodran, vazhdimi i një tradite të hershme të lidhur me zhvillimin e muzikës shkodrane uli siparin e edicionit të 12-të tij në Muzeun Historik të Shkodrës. Artistët më në zë të qytetit interpretuan në mënyrë mjeshtërore këngët më të bukura ndër vite.

Artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe kryeashiku i ahengut, Agim Molla ishin artistët që sollën atmosferë festive tek të pranishmit. 

Kënga popullore është një nga simbolet e Shkodrës, u shpreh në përfundim të kësaj nate, udhëheqësi artistik.

Me entuziazmin që i karakterizon, disa nga artistët e rinj thanë se ndihen me fat që janë trashëgimtarë të këngës shkodrane.

Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran organizohet nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” nën kujdesin e Bashkisë Shkodër.


 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?