Agjentët e FBI-së vrasin të dyshuarin se kërcënonte Presidentit Joe Biden

10 Gusht 2023, 00:01| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 12:51

  • Share

Një person i armatosur i akuzuar për kërcënime ndaj presidentit Joe Biden, u qëllua dhe u vra nga agjentët e FBI-së disa orë përpara se presidenti të pritej të zbarkonte në shtetin e Juta të mërkurën (9 gusht 2023) , thanë autoritetet.

Agjentët FBI-së po përpiqeshin të zbatonin një urdhër arresti në shtëpinë e të dyshuarit Craig Deleeuw Robertson në Provo, në jug të qytetit Salt Lake, në në orën 6:15 të mëngjesit kur filluan të shtënat me armë, thuhet në deklaratën e FBI-së.

Robertson postoi në internet të hënën se kishte dëgjuar se Presidenti Biden po vinte në Juta dhe se po planifikonte të gjente një kostum kamuflazhi dhe "të pastronte pluhurin nga snajperi M24".

Në një postim tjetër, Robertson i referohej vetes si "Maga Trumper", një referencë ndaj sloganit të ish-presidentit Donald Trump "Make America Great Again".

Postimet treguan se ai dukej se zotëronte një snajper me rreze të gjatë veprimi dhe shumë armë të tjera, si dhe veshje kamuflimi, thanë hetuesit në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, shkruan AP

Robertson gjithashtu iu referua një "vrasjeje presidenciale" dhe bëri kërcënime të tjera në internet, duke përfshirë kërcënime kundër zyrtarëve të lartë të zbatimit të ligjit që mbikëqyrin rastet gjyqësore kundër Trump: Prokurori i Qarkut të Manhattanit Alvin Bragg, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland dhe Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James.

“Është koha e duhur për një ose dy vrasje presidenciale. Së pari Joe, pastaj Kamala!!!”  kishte shkruar në Facebook, Robertson,në shtator të vitit 2022, thanë autoritetet.

Postimi i tij është përfshirë në dosjen e dorëzuar në gjykatëAsnjë avokat mbrojtës nuk u përmend menjëherë për zotin Robertson në dokumentet e gjykatës.

Nuk u publikuan detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat, të cilat janë duke u analizuar nga FBI-ja.

Në shtëpinë ku ndodhi konfrontimi, forcat e rendit u panë të mërkurën duke hyrë e dalë dhe duke hequr sendet po kështu mund të shihej dhe një dritare e thyer.

Presidenti Biden është në mes të një turneu në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Ai vizitoi të mërkurën shtetin e Nju Meksikos, ku foli në një fabrikë që do të prodhojë turbina për prodhimin e energjisë nga era dhe pritet të shkojë më vonë gjatë ditës në Juta.

Të enjten, ai pritet të vizitojë një spital të Departamentit të Veteranëve për të folur rreth ligjit PACT, i cili zgjeroi përfitimet për veteranët e ushtrisë amerikane dhe do të mbajë një takim për mbledhje fondesh për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?