Foto ilustruese

Abuzuan me fondet e rindërtimit, arrestohen 5 punonjës të Bashkisë Rrogozhinë! Dhanë dëmshpërblim për 78 banesa që ishin kasolle! Nën hetim edhe qytetarët përfitues

30 Shtator, 18:15| Përditesimi: 30 Shtator, 19:06

  • Share

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat “arrest me burg” për 5 zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët kanë abuzuar me fondet e rindërtimit.

Kërkesa e Prokurorisë është miratuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për 5 zyrtarët përkatësisht për personin me inicialet M.M, ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë, Xh.U, aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë, B.B, punonjës në Bashkinë Rrogozhinë, E.L, ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë dhe për E.R, aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë.

5 zyrtarët akuzohen për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.471.090 lekë.

“Nga hetimi rezulton se shtetasit e sipërcituar kanë kryer veprat e mësipërme penale në te paktën 78 raste. Nga hetimi rezulton se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi për shkak të dëmtimeve nga tërmeti nuk kanë qenë për strehim por në dosjet e tyre janë shënuar objekte të tjera, përfshi dhe kasolle të derrave e lopëve”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, krahas personave të ndaluar, në hetim janë dhe 78 shtetasit të cilët kanë bashkëpunuar për përfitimin e fondeve të rindërtimit. Këta të fundit akuzohen për veprën penale “Mashtrim” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bravo: 30/09/2024 18:46

    Edhe ky kryetari sdinte gje besoj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?