Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin! GJKKO dënon ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private

28 Maj 2022, 10:20| Përditesimi: 28 Maj 2022, 14:41

  • Share

Gjykata e Posaçme dënoi të akuzuarit për shkelje të barazisë së një tenderi 7 milionë lekë në Bashkinë e Durrësi.  Anëtarit e përllogaritjes së vlerës së fondit limit, Adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu dhe Artan Taho u dënuan me 10 muaj burg, të tre me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gjergj Markola, Indrit Matumja dhe Patriot Beqiraj dënohen me 10 dhe 11 muaj burg për ‘shkelje të barazisë në tendera. Administratori i firmës Klosi R Company që fitoi tenderin, Riza Sulaj, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave.

Tenderi me fond limit 7 milionë lekë u dha për blerjen e një autoshkalle për zjarrfikësen e Durrësit, por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. SPAK ngriti akuza për manipulim të garës së tenderit në periudhën Maj-qershor 2020.

Të tjerë të dënuar janë, Albion Bushi, Elona Rami dhe Lulzime Rami, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., të cilët kanë konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

Ndërkohë Shoqëria R&R Group, është dënuar me gjobë 600 mijë lekë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite. Po ashtu edhe  kompania Klosi – R Company sh.p.k., është dënuar me 600 mijë lekë gjobë dhe i ndalohet të marrë pjesë në procedurat e prokurimit të fondeve publike për dy vite.

Operacioni i SPAK u zhvillua më 29 tetor kur 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private arrestuan dhe një tjetër u la e lirë me detyrimin për tu paraqitur pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.

Në pranga kanë përfunduar 6 zyrtarë e Bashkisë Durrës. Konkretisht Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës, dhe Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të akuzuar për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.

SPAK vuri në pranga edhe administratorët dhe punonjësit e kompanive private Albion Bushi, pronar i Ra – Mi Kompani sh.p.k. dhe Riza Sulaj administrator i firmës Klosi – R Company sh.p.k kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumenteve”  duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jashtë funksionit.  Ndërkohë që është lënë në “arrest në shtëpi” Lulzime Ramin administratore e shoqërisë R&R Group sh.p.k. dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Ramin, pronare e kompanisë R&R Group sh.p.k.

Tenderi i periudhës maj-qershor 2020 me fond limit 7 milion lekë u përfshinë dy kompani private R&R GRUOUP, e favorizuar për të fituar tenderin me ofertën 6.700.000, ndërsa Klosi-R COMPANY që fitoi tenderit ka ofruar ofertën më të ulët 5.500.000 lekë. 

SPAK ka nisur  hetim penal për shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh për sa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 30/05/2022 15:04

    I kapen I kapen korrupsion gallopant,meruni me tenderat miliona euro jo me keta palaco qe vjedhin per te pir kafe dhe raki,jeni bere qesharak duke kapur ordiner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?