Dritan Abazoviç

Abazoviç: Do të bëjmë çmos për të ngritur marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë

19 Maj 2022, 16:12| Përditesimi: 19 Maj 2022, 16:13

  • Share

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha se qeveria aktuale do të bëjë çmos që marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi të ngrihen në një nivel më të lartë.

Sa i përket Malit të Zi, theksoi ai, nuk do të ketë probleme, dyert janë gjithmonë të hapura për zyrtarët serbë dhe, siç paralajmëroi, do të ketë ftesë zyrtare.

“Nuk ka dy vende më të mira se Serbia dhe Mali i Zi që mund të demonstrojnë dhe dërgojnë sinjale pozitive së bashku”, tha ai.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?