Festa e Çlirimit

80-vjetori i Çlirimit, kremtime në Fier te Varreza e Dëshmorëve! Opozita nuk merr pjesë

29 Nëntor, 11:04| Përditesimi: 29 Nëntor, 11:08

  • Share

29 - Nëntori, festa e çlirimit të Shqipërisë është kremtuar edhe në qytetin e Fierit. Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve janë kryer homazhe nga autoritetet më të larta vendore te cilët kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve të Fierit.

Në ceremoninë  përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve, homazhe u kryen edhe nga familjarë  të dëshmorëve, qytetarë e personalitete të shquara fierake ndërsa opozita nuk ka qenë e pranishme.

Nëse në qytete të tjera të vendit opozita ka festuar e ndarë, në Fier, nuk ka qenë pjesë e festimeve as në Ditën e Pavarësisë e as në Jubileun e 80-të të Çlirimit të Shqipërisë. Ndërkohë shiu me intensitet të lartë ka bërë që ceremonia të zgjasë vetëm pak minuta.

Lajmi ne perditesim...

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqiperia ime: 29/11/2024 13:33

    lavdi deshmoreve gezuar 29 nentorin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?