Disa emigrantë pranë Tunizisë

Bota

1 i vdekur dhe 75 të tjerë të zhdukur, pasi një varkë me emigrantë u fundos pranë Tunizisë

25 Maj 2022, 11:47| Përditesimi: 25 Maj 2022, 11:57

  • Share

75 persona u zhdukën pasi një varkë e mbushur me emigrantë u mbyt pranë Tunizisë këtë të mërkurë sipas njoftimit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IMO).

IOM njoftoi gjithashtu se 24 persona u arritën të shpëtoheshin nga anija, e cila u nis nga plazhet e Zawara në Libi dhe u fundos në brigjet e Sfax.

Një zyrtar tunizian i sigurisë tha për Reuters se roja bregdetare kishte gjetur një trup ndërsa ata vazhdojnë të kërkojnë për 75 të tjerë të zhdukur.

Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, me një rritje të tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë./Reuters

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?