6 marsi i Durrësit, Emirjana Sako e socialistëve kërkon një mandat për investimet disa miliardëshe! Hoti dhe Muka vota nga i njëjti 'hambar'

4 Mars 2022, 11:02| Përditesimi: 4 Mars 2022, 16:35

  • Share

Durrësi është bashkia e dytë e vendit pas asaj të Tiranës. Kjo jo vetëm nga madhësia por edhe nga rëndësia ekonomike.

Ndryshe nga votimet e shkuara, sivjet në garë janë 3 konkurrentë. Emirjana Sako,inxhinerja e ndërtimit 38 vjeçare,e diplomuar në Itali,është përfaqësuesja e PS. Punonjëse e bashkisë së Durrësit dhe për një periudhë 2 vjeçare është vënë në krye të bashkisë së Durrësit. Përballë saj janë Luan Hoti i PD me shkollim jurist, 51 vjeç dhe Ardian Muka i Shtëpisë së Lirisë  55 vjeç me profesion urbanist.

Në letër gara duket e thjeshtë për Sakon pasi Hoti dhe Muka do të kërkojnë vota në të njëjtin hambar. Sidoqoftë e diela e 6 marsit do të tregojë gjithçka.

Që nga viti 2000 bashkia e Durrësit drejtohet nga socialistët. Kjo bashki është drejtuar vetëm 8 vite nga demokratët,nga 1992 deri në vitin 2000. Pastaj loja ka folur për socialistët. Garat më të forta kanë qenë ato të vitit 2000 kur garuan Arqile Gorrea i PD me Miri Hotin e PS. Garë që e fitoi Miri Hoti me një diferencë prej 780 votash.

Ndërsa gara e vitit 2007 mes Vangjush Dakos së PS dhe Armand Telitit të PD ka hyrë në antologjinë e zgjedhjeve vendore. PD vinte nga triumfi i zgjedhjeve politike të vitit 2005 ku në Durrës fitoi 9 deputetë kundrejt asnjë deputeti të PS. Në krye të PD dega Durrës ishte Armand Teliti. PD kishte bërë gati shampanjën e fitores pasi Teliti konsiderohej si fitues i sigurt dhe votimet ishin thjeshtë një formalitet. Por numërimi i votave i ngjau një finaleje Champions League Pallati i Sportit 'Ramazan Njala' i mbushur plot mbante frymën sa herë dilnin rezultatet e kutive të votimit. Gara ishte kokë më kokë deri në fund kur fitorja i buzëqeshi Dakos me një diferencë prej 278 votash kundrejt 766 votave të pavlefshme që nuk u kërkuan që të rinumëroheshin në KQZ për të vërtetuar edhe një herë pavlefshmërinë e tyre. Ky mosveprim ka ngelur edhe peng i PD në Durrës.

Garë e fortë ka qenë edhe ajo mes Lefter Kokës së PS dhe Avni Hoxhës së PD. Ndërsa garat e tjera kanë folur për fituesit për të kulmuar në votimet e vitit 2015 kur Dako fitoi thellë ndaj Grida Dumës së PD.

Sivjet partitë do të testohen edhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Një llogari do të jetë ajo nëse votat e 'Shtëpisë së Lirisë' nëse mblidhen me ato që do të fitojë kandidati i PD do të jenë më shumë se ato të kandidates socialiste.

Socialistët po kërkojnë pjesëmarrje maksimale për të kuptuar sesi do të dalin vitin tjetër. Ata e duan Bashkinë  e Durrësit pasi janë parashikuar investime miliardere në këtë qytet me vijën më të gjatë bregdetare si dhe ku kryqëzohen rrugët detare, ato tokësore si dhe  ato hekurudhore.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 04/03/2022 18:56

    Do te fitoj kandidati me pak i korruptuar dhe qe nuk mbeshtetet nga NON GRATAT E AFISHUAR NGA USA.EDHE DURRSAKET DO TE DINE TE ZGJEDHIN QOFTE EDHE PER SHKAK TE PERVOJES HIDHUR TE JO ME PAK SE 20 VJETEVE.

    Përgjigju
    • Toti: 05/03/2022 04:00

      Posi. Non gratat e kane vendin ne burg. Kjo sdo te thote se me pak te korruptumit kane shanc. Me te korruptu se ata qe kane bekimin e don Lazes nuk ka mer jahu.

  • Beni: 04/03/2022 15:48

    Luan Hoti,simbol i injorantit durrsak.Si ka mundesi qe ky idiot pretendon per kryetar bashkie?E tmerrshme.

    Përgjigju
  • arkitekti: 04/03/2022 14:21

    E kam patur ne klase kete gocen. Ne 5 vite nuk mbahet mend per asnje arritje. Qartesisht, talentet e saj shtrihen jashte fushes akademike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?