Kokaina e kapur në portin e Durrësit

59 kg kokainë nga Kolumbia në Portin e Durrësit, bllokohet anija, zhvendoset në Kalatën Nr.2, ruhet me polici! Marinarët s'lejohen të zbresin në tokë

26 Maj 2022, 10:27| Përditesimi: 26 Maj 2022, 11:17

  • Share

DURRËS- Anija 'Unistream' ku u gjetën 59 kg kokainë në Portin e Durrësit është zhvendosur në Kalatën Nr.2 dhe po ruhet me Polici. Report Tv mëson se anija është bllokuar dhe nuk lejohet që marinarët të zbresin në tokë deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Prej 16 Majit, kur kanë kaluar 10 ditë, ka asnjë person të arrestuar, anija është sekuestruar, ndërsa stafit të anijes i është ndaluar largimi nga Shqipëria. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se pjesa më e madhe e qymyrgurit që ndodhej në bordin e anijes siç dhe shihet në foto, ishte porositur nga një kompani shqiptare që operon në biznesin e kromit.

Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 59 kg. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë deri tani është kontrolluar 80% e qymyrit.

Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në Portin e Durrësit. Hera e fundi ishte vetëm pak javë më parë, më konkretisht në 5 prill 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.

Anija 'Unistream'

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?