Foto ilustruese

Shqipëria një verë 'COVID Free'? Ulet numri i infektimeve ditore, vetëm 6 të shtruar në spitale! Sot 56 raste të reja dhe 1 viktimë

14 Prill 2022, 17:16| Përditesimi: 14 Prill 2022, 18:20

  • Share

TIRANË- Shqipëria duket se do të përjetojë një verë "COVID free", pa virusin e rrezikshëm nëpër këmbë, që do të na kushtëzojë nga përditshmëria. Prej javësh, rastet ditore nuk kanë kaluar shifrën e 100 infektimeve në 24 orët e fundit, ndonëse ekspertët vënë theksin se duhet të jemi vigjilentë për shkak të mutacioneve të saj edhe pse është vërtetuar që është më pak vdekjeprurës.

Sot kanë rezultuar 56 qytetarë të infektuar, si rezultat i 907 testimeve. Ndërkohë, për fat të keq ka humbur jetën një qytetar i moshës 76 vjeç nga Vlora.  Në total në vendin tonë janë 371 pacientë aktivë me COVID-19, teksa në spitale marrin trajtim 6 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.

Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë vë theksin se çdo qytetar mbi moshën 12-vjeç duhet të vaksinohet.

"Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Statistika (14 Prill 2022) 
Raste të reja ditore          56
Të shëruar në 24 orë       36
Të shtruar në spitale         7
Humbje jete në 24 orë      1
Testime ditore                 907

Testime totale               1,790,270
Raste pozitive                   274,376
Raste të shëruara               270,510
Raste Aktive                          371
Humbje jete                          3,495 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           206
Vlorë               41
Fier                  25
Korçë              22
Gjirokastër       21
Elbasan           18
Berat               15
Shkodër           10
Durrës              9
Kukës                4

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?