Me rastin e 553-vjetorit të ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shkruar se ai është 'shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë'
"Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, "shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë", përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë", shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Sot 553 vite nga vdekja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ceremoni në Lezhë! Rama poston videomesazhin! Meta: Shqiptari më i gjallë (VIDEO)
K.T./ReportTv.al