‘50 mijë shqipe në stadium’, Rama entuziast para ndeshjes me Italinë: Shqipëria e ka 'fituar' Europianin

14 Qershor, 12:43| Përditesimi: 14 Qershor, 14:02

  • Share

50 mijë tifozë shqiptar dhe 31 mijë tifozë italian do të jenë në shkallët e arenës së Dortmundit, ku kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Euro 2024, përballë Italisë, mbrëmjen e së shtunës (15 qershor).

Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në Signal Iduna Park i cili është stadiumi i Borussia Dortmundit.

Edhe pse, na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja biletat janë tashmë të gjitha të shitura.

Entuziazmit të tifozëve para ndeshjes i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili me një postim në rrjetet sociale, shkruan se e pavarisht rezultatit, Shqipëria e ka fituar Europianin tashmë.

“Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilido qoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve”, shkruan Rama.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë: