Ekuadori

Bota

5 të vrarë dhe 26 të plagosur në Ekuador! Autoritetet: Shpërthimi me tritol në Guayaquil ndodhi prej bandave kriminale

15 Gusht 2022, 08:05| Përditesimi: 15 Gusht 2022, 11:02

  • Share

Një shpërthim me tritol në qytetin port të Guayaquil në Ekuador ka shkaktuar vdekjen e 5 personave ndërsa 26 të tjerë janë plagosur. Autoritetet thonë se në këtë ka gisht krimi i organizuar. Ministri i Brendshëm i Ekuadorit tha se ishte një "shpallje lufte" nga bandat kriminale kundër qeverisë.

Guayaquil, i cili përdoret si një rrugë kontrabande kokaine nga Peruja dhe Kolumbia fqinje, ka parë një rritje të vrasjeve dhe krimeve të lidhura me bandat kohët e fundit.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Guayaquil, qyteti më i populluar i Ekuadorit dhe një qendër e rëndësishme tregtare. Kjo është emergjenca e katërt që shpallet në Ekuador që nga tetori për shkak të bandave që “paralajmërojnë” qeverinë.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Menaxhimit të Rrezikut dhe Emergjencave, tetë shtëpi dhe dy makina u shkatërruan në shpërthimin e mëngjesit të hershëm. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesën e përparme të shtëpive të grisura dhe makinat e lyera me gjak me xhamat e tyre.

Në një konferencë shtypi, zyrtarët thanë se sulmi ishte drejtuar ndaj dy burrave, të cilët përdorin pseudonimet e Cucaracha dhe Junior dhe janë të lidhur me Los Tiguerones, një nga bandat kryesore të krimit në Ekuador.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?