Pallati ku humbi jetën 34-vjeçari

34-vjeçari vdiq në punë, gjykata liron inxhinierin, avokati: Nuk punonte fare në kompaninë ‘Erald Construction’

27 Maj 2022, 16:31| Përditesimi: 27 Maj 2022, 16:59

  • Share

Gjykata e Kurbinit vendosi të lirojë nga qelia dhe të hetojë në gjendje të lirë, inxhinierin e një kompanie ndërtimi, në të cilën humbi jetën një 34-vjeçar që punonte për rikonstruksionin e një pallati në Milot, në kuadër të rindërtimit.

Gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e 55-vjeçarit me banim në Tiranë, Mondi Turhani, inxhinieri i kompanisë “Erald Construction”, por vendosi ndaj tij masë detyrim paraqitje siç ishte kërkuar nga prokurori Arben Nika.

Avokati Edmond Buna pretendoi se 34-vjeçari Marku Debrova nga Elbasani nuk është punonjës i regjistruar pranë komanisë “Erald” dhe se inxhinieri duhet të lirohet nga akuzat.

Turhani u arrestua nga policia të mërkurën me akuzen e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Punëtori ra nga tarraca e pallatit, ndërsa nga hetimet paraprake rezultoi se në kantinerin e ndërtimit mungonin kushtet e sigurisë në punë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alba: 28/05/2022 14:41

    Po pse mos ta nxjerresh komentin ai vdiq e avokati nxjerr te pafajshem nuk e regjistron firma se jan plehra me gjith avokatin.

    Përgjigju
  • Albana piroli: 28/05/2022 14:38

    Ky lloj avokati ketu ne kurbin esht me plehra kushedi sa lek ka mar ka vdek nje njeri crendesi ka nga ka ardh o idjot avokat.

    Përgjigju
  • Jani: 27/05/2022 17:25

    Mbase per keta e ka Rama kur flet per taksime. Te "vetpunesuarit".

    Përgjigju
    • Ku qendron problemi ketu: 27/05/2022 21:14

      Vdesin shqipetaret cdo dite neper pune e shteti ben sehir, gjykata liron te kriminelet e papergjegjshem me argumenta se i punesuari na paskesh qene jo punetor i firmes dhe per keto qe i punesoj e pa dokumenta firma nuk mban pergjegjesi.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?