Kryeministri Edi Rama

Kronikë

30 vjetori i zbarkimit të 20,000 shqiptarëve me anijen 'Vlora' në Bari, Rama mbërrin në Itali: Dita e përkujtimit të vëllazërisë italo-shqiptare

3 Shtator 2021, 18:05| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 18:09

  • Share

Në përkujtim të 30-vjetorit të zbarkimit të 20.000 emigrantëve shqiptarë me anijen 'Vlora' në portin e Barit, kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në shtetin fqinj, Itali. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama, me një postim në Facebook, ku ka publikuar edhe një foto pasi ka zbritur nga avioni.

"Otranto, Itali - Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare", shkruan Rama.

30 vite më parë, 20,000 shqiptarë të pashpresë, nxituan t'i iknin varfërisë dhe kaoist të krijuar në vend, pas rënies së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Imazhet e anijes 'Vlora' dhe 'lumi' i njerëzve të dëshpëruar për t'u larguar, u ngulitën thellë në kujtesën e shqiptarëve, por edhe Italisë.

Anija 'Vlora'

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?