Nesturi tregon në ‘Repolitix’ dhunën e Berishës më 26 maj: Policia mbante komisonerët e opozitës në komisariate, erdhën për të rrahur ndërkombëtarët

26 Maj 2022, 22:47| Përditesimi: 26 Maj 2022, 23:00

  • Share

TIRANË- 26 vite nga masakra zgjedhore e 26 majit 1996 dhe dhunës së ushtruar ndaj opozitës së atëhershme nga qeverisja e Sali Berishës, analisti Plator Nesturi rrëfen për herë të parë në Report Tv eksperiencën e tij atë ditë.

Në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Nesturi ka rrëfyer tentativat e Sali Berishës për të manipuluat zgjedhjet. Me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Europiane, Nesturi tregon se kishin shkuar për të monitoruar procesin e zgjedhjeve në Shkodër. Ai shprehet se policia një natë para zgjedhjeve kishte marrë komsionerët e opozitës në atë kohë dhe i mbajti në qeli dhe i zëvendësuan ata me persona të tjerë, që i zgjodhën vetë.

Një tjetër taktikë që përdorin sipas Nesturit ishte që i merrnin komisonerët me fugon policie e i çonin nëpër male, të cilëve do iu duhej më shumë se dy orë për të zbritur, duke i larguar kështu nga qendrat e votimit.

Nesturi tha se dy fugonë polici i kishin shkuar për t’i dhunuar bashkë me zyrtarin ndërkombëtar, por pasi i kishte treguar se kishte ardhur nga Parlamenti Europian për të monitoruar zgjedhjet, i kishin shoqëruar me fugonë policie për në Tiranë.

“26 maj kam shoqëruar sekretarin e përgjithshëm të partisë socialiste europiane. Kemi qenë në Tiranë, Shkodër dhe Koplik. Tirana është tjetër gjë, këtu lëvizni ndryshe gjërat. Në Shkodër kishte fenomene të kësaj natyre vinte merrte komisonerët e opozitës, i çonte gjysmë orë larg me makinë, i zbriste në rrugë. Sa të vinin ata ishte një orë e gjysmë, dy orë. Në zonën e Malësisë së Madhe, një natë përpara policia i kishte marrë gjithë komsionerët e opozitës i kishte futur në komisariat dhe zgjidhnin se kë do zëvendësonin. Një pjesë e tyre që nuk kishin arritur ti arrestonin, zbrisnin nga mali dhe iu thonin që nuk e kishin më emrin. Ne shkonim në qendër votimi, i shikonim nuk kishte asnjeri, iu thonim kanë votuar. Ishin gjëra aq flagrante, unë bile i kam regjistruar me kasetofon kur isha gazetar atje. Kanë ardhur dy fugonë me na rraf, por kam ndërhyrë kam thënë që është vëzhgues i parlamentit europian dhe na shoqëruan me fugon”, tha Nesturi në Repolitix në Report Tv.

Më 26 maj 1996 ndodhi  vjedhje masive e votës, dhunë me përgjakje ndaj opozitës së atëhershme nga qeverisja e atëhershme e Sali Berishës. Në zgjedhjet parlamentare të 26 majit 1996, Partia Socialiste tërhoqi komisionerët nga të gjitha qendrat e votimit në vend pa u mbyllur procesi zgjedhor. Pavarësisht se PD-ja fitoi, PS nuk i njohu rezultatet dhe bojkotoi Parlamentin. Zgjedhjet e 26 majit u konsideruan nga ndërkombëtarët me legjitimitet të cunguar. Ndërkohë që zgjedhjet lokale të 20 tetorit 1996 u fituan nga mazhoranca demokrate, por me një diferencë më të vogël votash se ato të 26 majit. Procesi zgjedhor u pranua nga ndërkombëtarët, por u konsiderua i manipuluar nga opozita.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 16/07/2022 08:21

    KY MBETJE FEKALESH SALI KOPILI KY JASHTQITJE E SHQIPERIS QE PER 31 VITE KA BER ZULLUME KY NDYRESIR QE NUK PUSHOJ NJEHER DUKE SHPIFUR E SHAR POR PA E DIT DHE PA E PAR VETEN NE PASQYR SESI ERDH NE JET ME SHTRATIN E LINDJES ME BABA SERB , PO NUK IKU DJALLI NGA POLITIKA SHQIPERIA DO ECI ME HAPA PAS NGA KY DJALL ME BRIR ,PASTAJ VIN TE GJITH PA PERJASHTIM PAS TIJ ,KJO POLITIK E KALBUR E 31 VITE SHKATERROI BASHKARISHT KETE VEND .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?