Ish-kryeministri Sali Berisha

26 maji, dita kur Berisha dënoi me 'vdekje' zgjedhjet e lira në Shqipëri (kujtesë për foltoristët)

26 Maj 2022, 11:18| Përditesimi: 26 Maj 2022, 12:30

  • Share

26 maji i vitit 1996 shënon një nga ngjarjet më të errëta për demokracinë shqiptare, pasojat e të cilës ndjehen edhe sot.

Sali Berisha bëri një masakër të vërtetë zgjedhore, duke goditur rëndë zgjedhjet e lira. Sot, i njëjti njeri pretendon se do sjellë demokracinë dhe zgjedhjet e lira. Dhe çuditërisht, ka ende të marrë që e ndjekin pas.

Skenari për manipulimin e zgjedhjeve nga PD dhe çfarë ndodhi me 26 maj
Manipulimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 nga ana e ish- presidentit Berisha dhe PD-së ishte një kronikë e paralajmëruar. Opozita në atë periudhë kishte kryetarin e saj Fatos Nano në burg. Nano ishte cilësuar si “i burgosur politik” nga Amnesty International. Opozita, si të ishte në shtetin ushtarak të Birmanisë, realisht nuk zhvilloi dot fushatë, pasi strukturat paramilitare të PD, ku ishte përfshirë edhe policia, dhunuan në mjat raste përfaqësuesit e opozitës gjatë fushatës elektorale në disa rrethe të vendit. 

Kjo ndodhi me Sërvet Pëllumbin e Namik Doklen në Mallakastër, Gjergj Zefin dhe Arben Imamin në Shkodër dhe Elbasan, Nikollë Lesin në Lezhë etj. Por dita e 26 majit ishte kulmi. Që në orët e para të mëngjesit, trupa militare të PD ku ishin përfshirë dhe drejtues të lartë të policisë dhe të SHIK-ut të Gazidedes, por dhe struktura të tjera si Policia Kriminale, krijuan një shtab në krye të së cilit ishte zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu. Kjo strukturë militare anti-opozitë kreu disa operacione në të gjithë Shqipërinë ku bëri arrestime të drejtuesve politik të opozitës, komisionerëve të saj në zgjedhje, duke i paraburgosur.

Rrugët e Shqipërisë u mbushën me trupa të armatosura me kallashnikovë dhe me maska. Zgjedhjet s’ishin më politike pasi në dorë e kishin marrë strukturat militare të PD-së, të policisë dhe SHIK-ut. Verbëria arriti deri aty se këto struktura militare desh vranë në Shkodër me një anëtar të Parlamentit të Francës. Atij i vunë armën në kokë edhe pse u identifikua se kush ishte. 

Skandali mori përmasa të paprecedenta pasi kryetari i PD-së Tritan Shehu, shpalli në orën 13.30 në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se “Partia Demokratike kishte fituar me shumicë dërmuese zgjedhjet e 26 majit”, ndërkohë që qytetarët po votonin.

Frika nga terrori i paramiltarëve dhe vendimi i opozitës
Kudo u krijua një klimë frike. Shumë votues nuk shkuan të votonin kur shihnin maskat e PD të armatosur nëpër rrugë. Opozita në disa konferenca shtypi denoncoi klimën e terrorit që shihej ditën për diell në mes të Tiranës, por edhe në të gjithë vendin. Ish-presidenti Berisha jo vetëm që nuk bëri asnjë hap pas, por përkundrazi shtoi dhunën kundër opozitës vetëm që të merrte 2/3 e votave për t’u rizgjedhur president. 

Truproja e liderit të burgosur të PS-së që kujdesej për familjen Nano u dhunua barbarisht në mes të Tiranës. Bilal Semanasi doli para medias ndërkombëtare duke treguar shenjat e dhunës në trupin e tij. Pasdite, përpara se të mbyllen qendrat e votimit, erdhi vendimi për të larguar komisionerët nga e gjithë opozita e bashkuar: PS, PSD, PAD, PUK etj. Ky vendim u bë publik në një konferencë shtypi të opozitës. Pas këtij vendi shpërtheu sërish dhuna e strukturave militare të PD që kërkonin të mbanin me zor komisionerët në qendrat e votimit, pasi po me dhunë i kishin nxjerrë më parë jashtë qendrave të votimit. 

Sot duket një komedi, por në atë kohë ishte një tragjedi që luhej në gjithë sytë e Shqipërisë dhe botës, Strukturat militare të PD vendosnin se çdo bëhej me zgjedhjet. Komisionet pa opozitën realizuan edhe aktin e fundit të kësaj drame elektorale duke mbushur kutitë me fletë votimi për PD. Numërimi i votave nxori në pah edhe të gjithë farsën e zgjedhjeve të 26 majit.

Raporti i ODIHR: U shkel 40% e Kodit Zgjedhor
Në mënyrë të qartë raporti i vëzhgueesve të ODIHR-it i publikuar më 2 korrik 1996 theksonte se: “Konluzioni i komisionit vëzhgues është që Kodi Zgjehdor është shkelur në mënyrë flagrante. Në mënyrë specifike, 32 nene të Kodit  nga 79 gjithsej për periudhën paraelektorale janë  shkelur hapur. Bëhet fjalë për nenet: .4, 13, 16, 19, 21, 22, 28, 29, 31, 32, 36, 37, 38, 39, 40, 44, 48, 51, 53, 56, 57, 60, 63, 64, 66, 68, 70, 71, 72, 73, 74, dhe 75. Janë shkelur gjithashtu 5 nga 9 nenet e Dokumentit të OSBE të Kopenhagenit, përfshirë nenet: 7.4, 7.5, 7.6, 7.7, 7.8.

Të martën më 28 maj, Misioni Vëzhgues i OSBE-ODIHR-it do të shpallte raportin parapraknë Hotel Tirana. Pikërisht në këtë orë, politikanët e opozitës organizuar një manifestim demonstrues për të shpallur qëndrimin e tyre se vota ishte manipulur. Raporti final i vëzhgusve të ODIHR ishte dërrmues: “Zgjedhjet janë kompromentuar, nuk ka pasur asnjë rregull zgjedhor që nuk është shkelur”./TemA

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 26/05/2022 17:17

    26 Maji i 1996 eshte fashistizimi i Shqiperise nga ish komunisti dhe klani i tij barbar .Ate dite mori fund ta duam Shqiperine si gjithe Europa

    Përgjigju
    • E duam Shqiperine si gjithe Europa: 26/05/2022 18:26

      Endrra jone Europiane mori fund qartazi ne 1994 kur sala deshi te behej mbret me referendumin dhe te fuste kanunin ne kushtetute. Si te mos mjaftonte kjo na tradhetoi edhe pijaneci fatos nano dhe ushqeu korrupsionin qe kishte mbjelle sala. Mjere ne kush ka drejtuar vendin.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?