250 neurokirurgë europianë në Shqipëri për kurs trajnimi, Petrela: Eveniment i madh, për herë të parë në vendin tonë

19 Maj 2022, 19:56| Përditesimi: 19 Maj 2022, 20:03

  • Share

250 neurokirurgë europianë janë mbledhur për herë të parë në Tiranë për të zhvilluar një kurs trajnimi për neurokirurgjinë fuksionale dhe të traumës.  Neurokirurgu Mentor Petrela shprehet entuziast për këtë ngjarje të rëndësishme në fushën e neurokirurgjisë, për të cilën është lobuar prej vitesh që të mbahet në vendin tonë.

Petrela e krahasoi këtë aktivitet me finalen e Conference League, që i shërben vendit tonë, për ta promovuar më shumë në sytë e të huajve.

Neurokirurgu anglez Henry Marsh foli më tej për pasojat që Covid -19 la në fushën neurologjike.

“Pjesa më e vështirë është të mësosh nga gabimet. COVID-19 krijoi probleme psikologjike njerëzore. Unë shpesh  flas me kirurgët e rinj për bashkëpunimin që ne duhet të kemi në raste të tilla sesa për pjesën teknike. Ne themi në Anglisht që duhen 3 muaj të mësosh sesi të operosh , tre vite  se kur duhet te operosh ,30 vite se kur nuk duhet ta bësh . Këto janë çështje njerëzore dhe jo  teknike. Është instinkti njerëzorë të largohemi sa më shpejt nga pandemia  dhe tani është sikur s’ka ndodhur. Ne shpresojmë qe virusi COVID-19 te mos pësojë mutacione përsëri në një formë më të rrezikshme por edhe mund te ndodhe. Raca njerëzore duhet te mësojë te jetoje me të. ,E ardhmja duket e paqartë”, u shpreh ai.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?