Foto ilustruese

Kronikë

Rrezikuan që të mbyteshin, forcat e policisë dhe disa pushues shpëtojnë mrekullisht dy vajza të mitura në Golem

25 Korrik 2021, 19:09| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 19:14

  • Share

Dy shtetase të mitura kanë rrezikuar që të mbyten ditën e sotme në Golem, por fatmirësisht janë shpëtuar nga ndërhyrja në kohë e policisë, disa pushuesve dhe e bluzave të bardha.

Policia njofton se Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?