Dita Ndërkombëtare e Muzeve, bën bashkë studiues të Shqipërisë e Kosovës, Dorian Koçi: Të forcojmë lidhjet midis muzeve

18 Maj 2022, 09:31| Përditesimi: 18 Maj 2022, 18:40

  • Share

Në vitin e 45-të të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, edhe në vendin tonë synohet të forcohet dialogu e të sensibilizohen vizitorët për rëndësinë e njohjes së pasurisë muzeale e shkëmbimit kulturor....

Në sallën “UNESCO”, të Muzeut Historik Kombëtarë studiues të Shqipërisë e Kosovës shpjegojnë në një konferencë shkencore “Fuqinë e muzeve”, por edhe risqet e sfidat e mundshme...

“Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, të vendosur nga ICOM (Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) ne diskutojmë për të vendosur lidhje midis muzeve, për edukimin e vazhdueshëm përmes programeve dhe koleksioneve historike, procesin e digjitalizimit etj.”, thotë Koçi. 

Ndonëse ende në restaurim, vizitorët më të shumtë, të joshur edhe nga hyrja e lirë, janë të huajt dhe nxënësit e shkollave. Pas ekspozitës  me vepra të të rinjve, çelur në kuadër të Festivalit Konteporan të Tiranës, nisin të shuajnë kërshërinë në 8 pavionet e Muzeut.

“Janë një sërë objektesh me rëndësi në 8 pavijonet tona, si koka e Deas, apo e Apollonit, Epitafi i Gllavenicës, koleksioni i ikonave të shekujve XIV-XIX, ku përfshihet dhe Onufri. Pavijoni etnokulturës me kostumet popullore, e deri tek Pavijoni i Terrorit Komunist që është i pari në vendit tonë por edhe i Evropës Juglindore”, shprehet historiani.

Mbi 4 dekada, si institucion kyç i artit,  godina e Muzeut Historik Kombëtar, i jep mundësinë vizitorëve, të përshkojnë përmes më shumë se 3100 objekteve historinë e vendit, nga Lashtësia tek Terrori Komunist...

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?