Drejt Punës

15 mijë të huaj rezident në Shqipëri, kryesisht për punësim! Eksperti: Vendi ynë trampolinë për shtetet e BE

24 Gusht 2022, 20:35| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 20:51

  • Share

9.106 aplikime për leje qëndrimi në Shqipëri janë regjistruar vetëm në vitin 2021 duke e çuar numrin e rezidentëve të huaj në vendin tonë në total në rreth 15 mijë. Instituti i statistikave raporton se krahasuar me vitin 2020 janë 18.9% më shumë aplikime.

Sipas raportit, të ardhurit nga Irani, Italia dhe Kosova përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri në 2021 dhe arsyeja kryesore lidhet me punësimin. 

Për ekspertin e punësimit Erjon Muça pjesa më e madhe e tyre kanë një kontratë të lidhur nga vendet e tyre të origjinës. Italia regjistron më shumë investitorë në fasoneri, ndërsa të tjerë si shtetasit iranianë e përdorin Shqipërinë si trampolinë të përkohshme për të shkuar drejt vendeve të BE.

“Së pari shtetasit iranian janë shpërngulur në Shqipëri prej vitesh tanimë ne e dimë në disa profeione, pozicione si azilantë politikë në Shqipëri , numri i tyre është vërtetë i lartë, shtetasit nga Italia ne duhet të marrim parasysh faktin se ka prezente shumա kompani dhe biznese itliane që erdhën në Shqipëri në vrullin e investimit në call center-a  dhe kryesisht në industrinë fasone, por tanimë janë përfshirë dhe futur investime të tipologjive të larmishme  dhe shtetasit nga Kosova prej faktit që pasaporta shqiptare apo puna në Shqipëri i mundëson atyre një nivel më të lartë kënaqësie apo përktësie nacionale.”

Muça ngre shqetësimin e të huajve të parregullt të evidentuar në Shqipëri ose në kufi, pa dokumentacionin e nevojshëm ku numri i tyre vetëm në 2021 ishte 10.062 persona .

“Që përdorin vende të tilla tranzit për vepra të caktuara terroriste dhe mund të përbëjnë sadopak rrezik kombëtar.”

Pjesa më e madhe e tyre, gati 48 % kanë marrë një leje qëndrimi për t’i punësuar, 24 për qind për bashkim familjar e pjesa tjetër për qëllime humanitare e studime.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?