Foto ilustruese

15 ditë pa asnjë viktima nga COVID-19, regjistrohen 60 raste të reja në 24 orët e fundit në vendin tonë

1 Maj 2022, 16:53| Përditesimi: 1 Maj 2022, 17:13

  • Share

Për të 15-ten ditë radhazi fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete nga covid 19 në vendin tonë ndërkohë në 24 orët kanë rezultuar pozitiv 60 qytetarë nga 859 testime të kryera. Rastet me covid 19 janë konstatuar konkretisht si vijon, 32 në Tiranë, 13 në Fier, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, Himarë, Korçë, 1 në Durrës, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Sarandë, Gjirokastër.

Janë 417 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,254 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Maj 2022)

  • Raste të reja ditore           60   
  • Të shëruar në 24 orë        41
  • Të shtruar në spitale         5
  • Humbje jete në 24 orë      0
  • Testime ditore                 859
  • Testime totale               1,807,273
  • Raste pozitive                  275,167
  • Raste të shëruara            271,254
  • Raste Aktive                         417
  • Humbje jete                        3,496
  •  

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            255
  • Fier                  52
  • Vlorë               42
  • Shkodër         13
  • Elbasan          11
  • Korçë              11
  • Gjirokastër     11
  • Durrës              9
  • Berat                6
  • Kukës               4
  • Lezhë               3

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?