Foto ilustruese

14 persona të infektuar me Covid-19 në vend, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

3 Maj 2022, 16:25| Përditesimi: 3 Maj 2022, 16:37

  • Share

14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete. Nga 502 testime, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki:  11 në Tiranë, nga 1 qytetar në Fier, Patos, Gramsh.   

Aktualisht janë 356 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 33 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,339 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (03 Maj 2022) 

Raste të reja ditore           14
Të shëruar në 24 orë        33
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 502

Testime totale               1,808,310
Raste pozitive                  275,191
Raste të shëruara            271,339
Raste Aktive                         356
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            228
Fier                  43
Vlorë               30
Gjirokastër     13
Shkodër         9
Elbasan          9
Korçë              8
Durrës              7
Berat                3
Kukës               3
Lezhë               3

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?