VIP & Spektakël

109-vjetori i Pavarësisë, urojnë VIP-at! Dua Lipa: Urime! Luana Vjollca: Gëzuar Shqipëria ime! Gold Ag dy gëzime në një ditë

28 Nëntor 2021, 17:24| Përditesimi: 28 Nëntor 2021, 17:27

  • Share

Në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, 109-vjetorin e Pavarësisë nuk kanë munguar as urimet nga bota e showbizit.

Ata kanë zgjedhur mënyra të veçanta për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë, disa me këngë, disa të veshur me kostume popullore e të tjerë me urime në rrjetet sociale.  

Shqiptarja.com ju sjell në vëmendje disa prej urimeve të personazheve publik në Shqipëri.

Ora 17:34
VIDEO/ Mënyra e veçantë si Glod Ag uroi 109-vjetorin e Pavarësisë, si asnjë VIP tjetër

Gold Ag ka zgjedhur ta urojë Ditën e Pavarësisë në një mënyrë komplet ndryshe nga VIP-at e tjerë. Në këtë ditë të shënuar djali i tij, Gueril feston 1-vjetorin, ndërsa Gold Ag i ka dedikuar një këngë e cila lidhet edhe

“Gueril të fali zoti më 28 nëntor, Gueril nëpër shekuj, Gueril me pushkë në dorë, Gueril të fali zoti më 28 nëntor”, thuhet në këngë.

Ora 17:00
FOTO/ Veshur me kostum popullor, Luana Vjollca uron Ditën e Pavarësisë: Ndihem burrneshë e kësaj toke

Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca ka zgjedhur ta urojë ndryshe këtë ditë, me kostumet tradicionale me motive kombëtare.  

“Ndihem burrneshë që i përkas kësaj toke! Gëzuar Shqipëria ime”, shkruan Luana.

Ora 15:04
Me duart në formën e shqiponjës nga Kruja, Dua Lipa përshëndet shqiptarët: Urime Ditën e Pavarësisë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka uruar shqiptarët për 109-vjetorin e Pavarësisë.

Me duart në formën e shqiponjës, Dua ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga muzeu i “Skënderbeut” në Kalanë e Krujës, të cilën e vizitoi verën e këtij viti së bashku me familjen.

“Urime 28 nëntorin. Urime Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, shkruan ajo krah fotos.

Ajo ka publikuar edhe disa fotografi të tjera, nga vizita e saj në Krujë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?