Politikë

100 vjet nga themelimi i Kryqit të Kuq Shqiptar, Meta e vlerëson me dekoratën ‘Nderi i Kombit’

2 Tetor 2021, 21:55| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 21:57

  • Share

TIRANË- Kryqi i Kuq shqiptar ka shënuar ditën e sotme 100 vjet që nga themelimi i tij. Në këtë ditë të shënuar për Kryqin e Kuq, presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

Siç njofton zyra e shtypit, kjo dekoratë iu dha Kryqit të Kuq për të vlerësuar veprimtarinë e pandërprerë vullnetare dhe humaniste të dhënë për çështje të ndryshme si: mbështetja e shtresave më në nevojë; dhënia e ndihmës së parë; përgjigjja në raste katastrofash natyrore dhe njerëzore si dhe promovimi i dhurimit vullnetar të gjakut.

“Vlerësimi i sotëm shkon në nderim dhe në kujtim të gjithë themeluesve, drejtuesve dhe vullnetarëve ndër vite, të cilët në periudhat më të vështira të shekullit të kaluar, u kujdesën për fëmijët e varfër dhe shtresat më në nevojë, përmes Strehës Vorfënore, Këshillimores, Shkollës së Infermiereve, hapjes së çerdheve, azileve dhe shtëpive të fëmijëve në qytetet kryesore të vendit. Ky vlerësim shkon për të rinjtë, anëtarët, vullnetarët dhe stafin tejet profesional, të cilët me veprimtaritë e shumta humanitare, të kryera në situata emergjente, kanë ndihmuar me shpërndarjet masive të ndihmave, me mobilizimin e fuqishëm gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, me ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe tashmë, në situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19”, tha Meta.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aristidh KOLA: 03/10/2021 22:19

    Po Mua?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?